E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezerva në ar e BSH-së, 80 milionë USD

Duke iu referuar bilancit të
Bankës së Shqipërisë, deri
më 29 gusht 2009, mësohet
se pasuria e saj në metale të
çmuara vlerësohet në rreth 80 milionë
dollarë. Kështu, vlera e arit të
vendosur në depozita, mjete të
Bankës ishte rreth 4.7 miliardë lekë,
nga 4.9 miliardë që ishte në korrik
2008, e cila përbëhet prej 69.225.08
onz ar (1 onz baras 28.35 gramë).
Ari është vlerësuar me kursin e
këmbimit fiks të Londrës në datën
e bilancit. Më 29 gusht 2008, një
onz ar u vlerësua me 836.50 dollarë.
Ari dhe metale të tjera të
çmuara të përfshira në aktive në
monedhë vendase prej 2.297 milionë
lekë, përfshin gjendjet e platinit
dhe të argjendit në kasafortë,
të vlerësuara me kursin e këmbimit
fiks të Londrës në datën e
bilancit, me një shumë totale prej
200 milionë lekësh më 29 gusht
2008 (korrik ‘08 - 293 milionë
lekë), si edhe ar jo monetar prej
2.097 milionë lekë (korrik ‘08 -
2.100 milionë lekë.
Rezerva speciale për bilancin e
pagesave ka të bëjë me grante të
dhëna nga Komuniteti Evropian
për Shqipërinë si asistencë financiare,
për të mbështetur Shqipërinë
në procesin e transformimit
të ekonomisë në një
ekonomi tregu. Këto grante i
përkasin periudhës 1992-1993, në
mbështetje të qëndrueshmërisë
së bilancit të pagesave, si dhe për
të forcuar pozicionin e rezervave.
Kjo rezervë ka mbetur e pandryshuar
që nga viti 1995.
Rezerva në ar dhe metale të
çmuara përfaqëson pjesën e sasisë
së arit dhe metaleve të çmuara
të Republikës së Shqipërisë kaluar
në pronësi të Bankës së Shqipërisë
më datë 27.02.20008, me
një vlerë prej rreth 7 miliardë lekësh,
ose rreth 80 milionë USD.
Fondi i investimit përbëhet nga
një fond i krijuar me vendim të
Këshillit Mbikëqyrës, me qëllim
blerjen e një godine të re për
Bankën, thuhet në bilanc.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›