E Diel, 1 Nëntor 2026

Topit dhe Topallit nuk u jepen 300 milionë lekë

Dy institucioneve më të lar
ta të vendit, Presidencës
dhe Kuvendit, u janë rrëzuar
rreth 300 milionë lekë shpenzime,
të kërkuara shtesë për buxhetin
2009. "Shqip" zbulon listën e
institucioneve të pavarura, që kishin
paraqitur pranë Ministrisë së Financave
me kërkesat për shtesa
shpenzimesh në projektbuxhetin
2009, që në total përllogaritet në
mbi 500 milionë lekë. Nga shqyrtimi
i këtyre kërkesave të bëra nga
ministria, përgjigjja pozitive iu
drejtua pak institucioneve, por
edhe ndaj tyre fondet e akorduara
ishin tepër modeste. Presidenca,
duke u nisur nga përgjysmimi i
fondeve, në krahasim me 2008-ën,
ka paraqitur pranë Ministrisë së Financave
kërkesën për 135 milionë
lekë shtesë në buxhetin 2009.
Përgjigjja nga dikasteri i Bodes ka
qenë negative, me pretendimin se
financimi i kërkuar nuk justifikohet
dhe se binte ndesh me tavanet
e miratuara prej Ministrisë së Financave,
jo vetëm për Presidencën,
por edhe për institucionet
e tjera. Kërkesë për fonde shtesë në
buxhetin 2009 ka paraqitur edhe
Kuvendi i Shqipërisë, në shumën
e 166 milionë lekëve, por edhe në
këtë pikë përgjigjja ka qenë negative,
madje duke iu mohuar edhe
5 milionë lekë, të parashikuara në
fondin total të këtij institucioni. Në
këtë pikë nuk bën përjashtim edhe
institucioni i Presidencës, të cilës
jo vetëm që nuk i është miratuar
kërkesa për fonde shtesë, por i është
zbritur 7 milionë lekë nga buxheti
i miratuar në Komitetin e Planifikimit
Strategjik. Të paktat institucione
që kanë përfituar nga "bujaria"
e Ministrisë së Financave
kanë qenë Shërbimi Informativ
Shtetëror, Këshilli i Lartë i Drejtësisë,
Këshilli i Ministrave etj.
Reduktimi i fondeve
Në listën e institucioneve të pavarura
nuk mungojnë Prokuroria e
Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese,
apo Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Organi i akuzës kërkoi fonde
shtesë rreth 22 milionë lekë, por që
u hodh poshtë nga dikasteri i Financave.
Nga tabela që disponon
gazeta, bie në sy fakti se institucionit
të drejtuar nga Ina Rama, jo
vetëm që nuk i është marrë parasysh
kërkesa për fond shtesë, por i
janë hequr rreth 50 milionë lekë që
i takonin sipas strategjisë së miratuar
pak kohë më parë nga Komiteti
i Planifikimit Strategjik. Nga ana
tjetër, ka pasur institucione që nuk
kanë kërkuar shpenzime shtesë,
por që ministria ka pranuar t‘ua
rrisë buxhetin, siç është rasti i Komisionit
të Shërbimit Civil.
Ndërkaq, nga të gjitha institucionet
që ka përfituar më tepër ka
qenë padyshim kabineti i Kryeministrit,
i cili kërkoi 91 milionë lekë,
ndërsa ministri Bode miratoi 99
milionë lekë, pra 8 milionë më
shumë nga sa kishte kërkuar
Kryeministria. SHISH kërkoi 104
milionë lekë shpenzime shtesë,
por mori vetëm 50 milionë lekë, të
nevojshme për blerje pajisjesh të
ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›