E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama:Shqipëria mbetet origjinë për trafikimin e femrave

Vendi ynë vijon të mbetet ende origjinë për trafikimin e femrave. Deklarata ka ardhur nga kryeprokurorja Ina Rama, e cila tha se në këtë drejtim kanë ndikim edhe zyrtarë lartë të cilët duhen ndëshkruar për të mos inkurajuar këtë fenomen.

Por nga ana tjetër zonja Rama tha se trafikimi i femrave ka shënuar rënie vitet e fundit dhe nuk është në të njëjtat nivele si më parë dhe kjo falë luftës së vazhdueshme kundër kësaj vepre.

Zëvendës ministri i brenshëm Avenir Peka ka theksuar gjatë fjalës së tij se lufta ndaj këtij fenomeni është e vazhdueshme nga strukturat e ministrisë së brendshme.
 

Këto deklarata u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për koordinimin e luftës kundër trafikimit njerëzor. Marrëveshja është nënshkruar mes 13 agjencive shtetërore dhe shoqërisë civile.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›