Shkodër, pranga inspektorit të pyjeve të komunës Pult

Policia ka arrestuar inspektorin e pyjeve të komunës Pult në Shkodër, Gjon Nika. Burime nga policia bëjnë me dije se 35-vjeçari është arrestuar për shpërdorim detyre.
Sipas policisë Nika kap në flagrancë në orën 23.30, duke shoqëruar shtetasin Lavdrim Kullaj 29 vjeç i cili me automjetin e tij tip kamjon me targë SH 9929 D po transportonte lëndë drusore nga fshati Pult për në Shkodër në vendin e quajtur Postribë.
Materialet proçeduriale, në ngakim të këtyre shtetasve, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "Prerjes së pa ligjshme të pyjeve".