Inagurohet Laboratori i ri i Virologjisë
TIRANE- Shqipëria i jep fund vuajtjeve për diagnostikimin e rasteve me virusin A/H1N1 i njohur ndryshe si gripi i derrave. ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka inaguruar sot Laboratorin e ri të virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas Vasilit ky laborator bashkëkohor mbyll ciklin e egzaminimeve për të gjitha viruset e rrezikshme. Për Vasilin situata aktuale e gripit të derrave është e qetë dhe nën kontroll.
Është inaguruar brenda ambjenteve të Institutit të Shëndetit Publik laboratori i ri i virologjisë. ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka prerë shiritin e inagurimit ndërsa ka vizituar edhe ambjentet dhe aparaturat e reja bashkëkohore të këtij laboratori. SipasVasilit tashmë në Shqipëri kryhen egzaminimet e të gjitha viruseve, që nga poliomeliti, rubeola, fruthi e deri tek gripi i derrave apo ai i shpendëve.
Ndërkaq kreu i Shëndetësisë shqiptare tha se, situata aktuale e gripit të derrave vijon të jetë e qetë dhe po monitorohet nga të gjitha autoritetet përgjegjëse të shëndetësisë.
Laboratori i i ri i virologjisë ka kushtuar rreth 750 mijë dollarë. Në kushte normale laboratori do të përpunojë 21 mostra në ditë ndërsa në kushte emergjence kapaciteti diagnostikues do të arrijë nga 50 deri në 100 mostra klinike në 24 orë. Shumë shpejt do të bëhet e mundur edhe kryerja e analizave të tjera për sëmundje të tjera të rrezikshme virale.
(m.a/News24/BalkanWeb)