E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tuneli, Olldashi i përgjigjet Ramës: Akuzat të pabaza

TIRANE- Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka reaguar ndaj akuzave të kreut të opozitës, Edi Rama për shembjen në tunelin e Thirrës. Sipas Olldashit, akuzat janë gënjeshtra, pasi shembja ka ndodhur për efekte gjeologjike dhe kjo nuk mund të parashikohej.

“Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillA, janë të pritshëm” u shpreh Olldashi përmes një konference për mediat.

Ministri i Punëve Publike shpjegon se rrëshqitja e dheut ka ndodhur në pjesën e pabetonuar të tunelit jugor i cili nuk është hapur asnjëherë për publikun pasi ka qenë në punime e sipër.
Ndërkohë Olldashi ka konsideruar deklaratat e kreut socialist si të pabazuara

“Gënjeshtrat e paturpshme të Edi Ramës për gjoja kosto qindramilionëshe janë pa asnjë bazë dhe vijnë vetëm si asociacion i shifrave që kryetari i bashkisë ndërmend për lejet e ndërtimit në kryeqytet.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›