“Kriza”, OSBE: Gati të ndihmojmë nëse na kërkohet
TIRANE- I dërguari i posacëm i OSBE-së, Konstatin Zhigalov përshëndet opozitën për hyrjen në Kuvend dhe kërkon përmiresimin e reformës zgjedhore.
Pas takimit me Minsitrin e Jashtëm Ilir Meta, gjatë një konference të përbashkët për mediat, Zhigalov shprehu gadishmërinë e OSBE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike nëse do ti kërkohet.
"Si kryesi e radhës e OSBE-së, jemi të kënaqur që PS zuri vendin e saj në Parlament. Ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e ki´rizës nëse një gjë e tillë na kërkohet." theksoi Zhigalov ndërsa përshendeti gjithashtu edhe gadishmërinë e shprehur nga të dy palët për të marrë pjesë në komisionin hetimor parlamentar.
"Rëndësi për Shqipërinë kanë dhe vazhdimi e zhvillimi i reformave politike, si ajo e reformës zgjedhore në zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODHIR" theksoi Zhigalov.
I dërguari special i OSBE-së z. Konstantin Zhigalov ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite që kryesia Kazake e OSBE-së po zhvillon në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
(e.n/BalkanWeb)