E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inat serb

Rezervistët serbë tentojnë të hyjnë në Kosovë. Kesaj radhe ofensiva nga ana e Kurshumlise

Associated Press raportoi se policia serbe ndaloi dje qindra rezervistë ushtarakë që tentuan të futen në Kosovë. Sipas agjensisë, ish ushtarë që luftuan kundër shqiptarëve në Kosovë ishin nisur drejt shtetit të ri, për të hequr tabelën kufitare të përuruar nga kryeministri Thaçi në Merdarë. Por qindra policë serbë, I ndaluan rezervistët të largohen nga Kurshumilja. AP raportoi se pati edhe përleshje mes ish rezervistëve dhe policisë, por jo ndonjë incident serioz. Në orët e vona të pasdites, demostruesit u shpërndanë por premtuan se do të rikthehen sërish sot. Serbët kanë reaguar negativisht me protesta të dhunshme e përleshje, që kur Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›