Mirëserdhët në Republikën e Kosovës
Prishtina
Thaçi përuron tabelën kufitare në Merdarë. Nje akt per te percaktuar qarte se vija midis Kosoves dhe Serbise nuk eshte nje kufi administrativ, por nje kufi ndershteteror
Që sot, kushdo që do të udhëtojë nga Serbia për në Kosovë, me të hyrë në territorin e shtetit më të ri të botës, do të kuptojë menjëherë se ndodhet në Republikën e Kosovës. Një tabelë e madhe mbi mbishkrimin “Mirë se erdhet në Republikën e Kosovës” e vendosur në pikën e kalimit kufitar të Merdarës u përurua dje nga vetë kryeministri Hashmi Thaçi, I cili theksoi edhe një herë se territory I Kosovës është një dhe I pacënueshëm. Duke folur para njësive të të Shërbimit Policor të Kosovës, policisë së UNMIK-ut, oficerëve të doganës dhe qytetarëve të Komunës së Besianës, Thaçi tha se kjo tabelë është shenje e fqinjësisë së mirë e respektimit të paqes dhe stabilitetit. "Kjo tabelë simbolizon shenjën shtetërore të kufirit të shtetit më të ri, atij të Kosovës, është shenjë që ndan të kaluarën me të ardhmen, izolimin dhe hapjen e perspektivës për integrim", theksoi kryeministri, kosovar duke shtuar se vijat kufitare sot kanë domethënien e mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mire. Sipas tij, njohja e kufirit nga shteti fqinj Serbia, është një njohje me domethënie për të ardhmen e tyre evropiane." Serbia dhe Kosova si dy shtete të pavarura do të jenë pjesë e familjes evropiane në BE dhe NATO. " u shpreh kryeministri. Nga vija kufitare në Merdare, Thaçi dha mesazhin se Qeveria e Kosovës do të punojë që të ketë liberalizim, demokratizim dhe hapje të kufijve në rajonin e ballkanit e më pas për të qënë pjesë e familjes evropiane. Duke komentuar mbi zhvillimet e fundit politike në Beograd, pas dorëheqjes së kryeministrit serb Voisllav Koshtunica, Thaçi tha se zhvillimet e rëndësishme në Kosovë kanë ushtruar ndikimin e tyre pozitiv në demokratizimin e Serbisë. “Në vitin 1999 kur e larguam ushtrinë, policinë dhe administratën e Serbisë nga Kosova, ka filluar rënia e Slobodan Millosheviçit. Edhe tash me pavarësimin e Kosovës ra edhe Koshtunica, bashkë me të kalurën apo mentalitetin e së kaluarës në Serbi. Duam të besojmë se do të jetë kështu.” tha kryeministri kosovar.