Ndërtimi, kriza rrezikon kreditë
Kriza që po kalon sektori i
ndërtimit rrezikon të krijojë
një efekt zinxhir,
duke prekur shumë
degë të tjera të ekonomisë që janë
të lidhura ngushtë me të. Ekspertët
i druhen më shumë impaktit
që kriza e ndërtimit mund të
ketë në sektorin financiar, përkatësisht
në rritjen e kredive të
pashlyera. "Rreziqet që i kanosen
sistemit bankar shqiptar vijnë nga
vetë zhvillimet e brendshme. Rritja
e fortë e kredisë e ndërthurur me
ngadalësimin e sektorit të
ndërtimit janë kërcënime për
qëndrueshmërinë finbanciare të
vendit", paralajmëroi misioni i
fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kreditë për pasuritë e
paluajtshme konsiderohen si hua
me rrezik relativisht të lartë. Kjo
pasi, huadhënia bankare për pasuri
të paluajtshme ekspozon
bankën kundrejt dy rreziqeve
specifike; rreziku i lidhur me huamarrësin
dhe rreziku i lidhur me
vetë pasurinë e paluajtshme që
garanton kredinë. Sistemi bankar
financon jo vetëm individët që
duan të blejnë banesa, por edhe
vetë biznesin e ndërtimit. Për
rrjedhojë, rënia e shitjeve në
ndërtim është një sinjal i fortë parlajmërimi
dhe i ekspozon më
shumë bankat ndaj rreziqeve për
të mos arkëtuar më kreditë e tyre.
Individët
Kredia për pasuri të paluajtshme
përbën rreth 19 për qind të
totalit të kredisë në vend dhe ka
financuar si individët ashtu edhe
shoqëritë e ndërtimit. Sipas
Bankës së Shqipërisë, individët
janë më të prirur për të paguar
kreditë për shkak se nuk duan të
humbasin titullin e pronësisë. Por
ekspertët thonë gjithashtu se në
rrethana të caktuara edhe individët
dështojnë për të shlyer huanë,
me të cilën kanë blerë shtëpinë.
Ky rrezik është më i lartë kur ekonomia
kalon momente të vështira,
me rritje të përgjithshme të
çmimeve. Kjo çon në rritjen e kostos
së jetesës. Bankat nga ana e tyre
rrisin dhe normat e interesit për
shkak të ndërhyrjeve të Bankës
Qendrore. Shqipëria është duke u
përballur tashmë me një situatë të
vështirë. Çmimet në treg kanë
shënuar rritje, çka ka përkeqësuar
koston e jetesës. Banka e Shqipërisë,
në intervalin kohor 2006
deri 2007 ndërhyri 5 herë, duke rritur
nga 0.25 për qind normën bazë
të interesit, duke e çuar atë në
nivelin 6.25 për qind.
Bizneset
Në rastin e bizneseve, elementi
kryesor që rrit rrezikun që këta të
fundit të mos shlyejnë kreditë e
tyre është rënia e kërkesës, që në
Shqipëri tashmë është vërtetuar.
Nëse kërkesa për apartamente
bie, një shoqëri ndërtimi do të ketë
më pak fonde për të shlyer kredinë.
Situata bëhet më e rëndë në
rastin e Shqipërisë, ku shumica e
shoqërive të ndërtimit, financojnë
ndërtimet me kredi dhe pasi i
shesin ato shlyejnë bankat. Fondi
Monetar i rekomandoi qeverisë që
t‘i japë zgjidhje këtij problemi,
duke kërkuar me ngulm miratimin
e ligjit për ekzekutimin e kolateraleve,
i cili është shtyrë pambarimisht.
Në gjysmën e dytë të vitit të
kaluar, kredia për pasuri të paluajtshme
arriti në gati 45 miliardë
lekë. Raporti kredi për pasuri të
paluajtshme ndaj totalit të tepricës
së kredisë, shënoi kulmin e
tij në periudhën dhjetor 2005 -
dhjetor 2006 në 19.39%. Rrjedhojë
kjo edhe e një agresiviteti më të
madh të treguar nga bankat e sistemit
nëpërmjet ofertave promocionale
"joshëse" për kredi për pasuri
të paluajtshme.
ndërtimit rrezikon të krijojë
një efekt zinxhir,
duke prekur shumë
degë të tjera të ekonomisë që janë
të lidhura ngushtë me të. Ekspertët
i druhen më shumë impaktit
që kriza e ndërtimit mund të
ketë në sektorin financiar, përkatësisht
në rritjen e kredive të
pashlyera. "Rreziqet që i kanosen
sistemit bankar shqiptar vijnë nga
vetë zhvillimet e brendshme. Rritja
e fortë e kredisë e ndërthurur me
ngadalësimin e sektorit të
ndërtimit janë kërcënime për
qëndrueshmërinë finbanciare të
vendit", paralajmëroi misioni i
fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kreditë për pasuritë e
paluajtshme konsiderohen si hua
me rrezik relativisht të lartë. Kjo
pasi, huadhënia bankare për pasuri
të paluajtshme ekspozon
bankën kundrejt dy rreziqeve
specifike; rreziku i lidhur me huamarrësin
dhe rreziku i lidhur me
vetë pasurinë e paluajtshme që
garanton kredinë. Sistemi bankar
financon jo vetëm individët që
duan të blejnë banesa, por edhe
vetë biznesin e ndërtimit. Për
rrjedhojë, rënia e shitjeve në
ndërtim është një sinjal i fortë parlajmërimi
dhe i ekspozon më
shumë bankat ndaj rreziqeve për
të mos arkëtuar më kreditë e tyre.
Individët
Kredia për pasuri të paluajtshme
përbën rreth 19 për qind të
totalit të kredisë në vend dhe ka
financuar si individët ashtu edhe
shoqëritë e ndërtimit. Sipas
Bankës së Shqipërisë, individët
janë më të prirur për të paguar
kreditë për shkak se nuk duan të
humbasin titullin e pronësisë. Por
ekspertët thonë gjithashtu se në
rrethana të caktuara edhe individët
dështojnë për të shlyer huanë,
me të cilën kanë blerë shtëpinë.
Ky rrezik është më i lartë kur ekonomia
kalon momente të vështira,
me rritje të përgjithshme të
çmimeve. Kjo çon në rritjen e kostos
së jetesës. Bankat nga ana e tyre
rrisin dhe normat e interesit për
shkak të ndërhyrjeve të Bankës
Qendrore. Shqipëria është duke u
përballur tashmë me një situatë të
vështirë. Çmimet në treg kanë
shënuar rritje, çka ka përkeqësuar
koston e jetesës. Banka e Shqipërisë,
në intervalin kohor 2006
deri 2007 ndërhyri 5 herë, duke rritur
nga 0.25 për qind normën bazë
të interesit, duke e çuar atë në
nivelin 6.25 për qind.
Bizneset
Në rastin e bizneseve, elementi
kryesor që rrit rrezikun që këta të
fundit të mos shlyejnë kreditë e
tyre është rënia e kërkesës, që në
Shqipëri tashmë është vërtetuar.
Nëse kërkesa për apartamente
bie, një shoqëri ndërtimi do të ketë
më pak fonde për të shlyer kredinë.
Situata bëhet më e rëndë në
rastin e Shqipërisë, ku shumica e
shoqërive të ndërtimit, financojnë
ndërtimet me kredi dhe pasi i
shesin ato shlyejnë bankat. Fondi
Monetar i rekomandoi qeverisë që
t‘i japë zgjidhje këtij problemi,
duke kërkuar me ngulm miratimin
e ligjit për ekzekutimin e kolateraleve,
i cili është shtyrë pambarimisht.
Në gjysmën e dytë të vitit të
kaluar, kredia për pasuri të paluajtshme
arriti në gati 45 miliardë
lekë. Raporti kredi për pasuri të
paluajtshme ndaj totalit të tepricës
së kredisë, shënoi kulmin e
tij në periudhën dhjetor 2005 -
dhjetor 2006 në 19.39%. Rrjedhojë
kjo edhe e një agresiviteti më të
madh të treguar nga bankat e sistemit
nëpërmjet ofertave promocionale
"joshëse" për kredi për pasuri
të paluajtshme.