Inaugurohet shtatorja e derdhur ne bronx e ish Presidentit Wilson
Përurohet në Tiranë shtatorja e ish-Presidentit amerikan Thomas Woodrow Wilson. Monumenti prej bronxi prej 3 metra e 20 cm është vene ne zemër te sheshit qe mban te njëjtin emër. Realizimi i shtatores u krye nga skulptori Gentjan Tabaku.
Në ceremoninë e inaugurimit ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe kryeministri Sali Berisha.
“Ju jam mirënjohës ndaj kësaj ceremonie nderimi për presidentin Wilson. Ne e dimë që Shqipëria e fitoi pavarësinë më 1912 dhe Wilson ndihmoi në njohjen e saj. Ju jeni njohur me fjalimin e tij të famshëm të Ëillson, me 14 pika. Pjesë nga fjalimi i Wilson njihen nga të gjithë shqiptarët” tha Arvizu.
Ndërsa kryeministri Berisha theksoi se shtatorja e ish presidentit amerikan Ëilson ka qenë e gdhendur në kujtesën e shqiptarëve.
“Përurojmë sot shtatoren e presidentit shpëtimtar të Shqipërisë, Wilson. Sot nderojmë ëndrrën e gjithë asaj gjenerate që për pavarësinë gjetëm mbështetjen e Wilson. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për shembjen e perdeve të hekurta të regjimit komunist” tha Berisha.
Shtatorja-monument kushtuar Thomas Woodroë Wilson është në lartësinë 3 metra, së bashku me bazamentin dhe është vendosur në Tiranë në sheshin me të njëjtin emër.
Fillimisht u kënduan himnet e të dy vendeve, e më pas monumenti i Wilsonit i derdhur në bronx nga skulptori Gentjan Tabaku u zbulua nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe Kryeministri Sali Berisha.