Neser ne oren 14.00 do te ekspozohen armet e Skenderbeut

Nesër në orën 14.00 do të ekspozohen armët e Skëndërbeut për një publik të zgjedhur. Ceremonia e ekspozitës do të realizohet në pavionin e mesjetës të Muzeut Historik Kombëtar aty ku pasqyrohet
edhe periudha e heroit kombëtar. Prej dy ditësh ekspertët shqiptar dhe të huaj janë kujdesur për vendin e ekspozimit . Pikërisht në këtë ekspoze ardhur posaçërisht nga Muzeu i Vjenë do të vendosen reliket e çmuara qe vijnë për here te pare ne Shqipëri pas 5 shekujsh. Pas çeljes zyrtare të ekspozitës , ku do jenë të ftuar personalitetet më të larta në vend. Armët e Skënderbeut së bashku me përkrenaren, gravurën dhe kodeksin do mund të vizitohen nga publiku i gjerë. Ndërkohë që deri më tani nuk dihet ende nëse hyrja do jetë me blihet apo e do jetë e lirë.