Incest me vajzën, 17 vjet babait
TIRANE – Dyshohet se ka dhunuar seksualisht vajzën e tij për vite me radhë, prokuroria kërkon dënimin e tij me 17 vjet burg. Prokuroria e Tiranës paraqiti dje përpara gjykatës konkluzionet përfundimtare të dosjes në ngarkim të 59-vjeçarit Ramadan Isufaj, të dyshuar si një nga autorët e krimeve më rrëqethëse të ndodhura brenda familjes shqiptare vitet e fundit. I akuzuar për 4 vepra penale, prokuroria kërkoi dje deklarimin fajtor të Isufajt dhe dënimin e tij me 17 vjet heqje lirie. Seancat gjyqësore, në ngarkim të 59-vjeçarit në Gjykatën e Tiranës, janë zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur të së lënduarës. Ngjarjet tronditëse, për të cilat Isufaj është vënë në bankën e të akuzuarve, kanë ndodhur përgjatë një periudhe 11 vjeçare, kur ai dyshohet se ka dhunuar seksualisht vajzën e tij. Sipas prokurorisë, veprimet e të atit, që në moshën kur ajo ishte e mitur, e kishin shtyrë disa herë në tentativa vetëvrasjeje vajzën e tij. Isufaj akuzohet për “kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura nën 14 vjeçe me dhunë”, “kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë më shumë se një herë me të mitura nga 14-18 vjeçe”, “shkaktim të vetëvrasjes” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. ar.ba