Trajtimet e celulitit: A janë të efektshme?
Sapo kam përfunduar trajtimin e gjashtë të celulitit në një klinikë në New York, e cila më kushtoi 1 200 dollarë amerikanë. Këmbët u trajtuan duke u futur në xhelatinë të ftohtë, duke i fërkuar me plastikë, me nxehje, me dridhje, si dhe me rreze laser dhe tinguj ultraviolet. Në fund të çdo ore trajtim indet dhjamore lyheshin me një toksinë dhe bëhej masazh nga një vajzë braziliane në pamje shumë të imët por me duar shumë të fuqishme.
“Në Brazil këto trajtime janë më të lira” – thotë Iriana, vajza braziliane. “Dhe vajzat atje fillojnë trajtimin që kur janë të reja. Para se të fillojë zhvillimi i celulitit.
Muajin e kaluar, para se të filloja trajtimin, Iriana më fotografoi nga të gjitha anët dhe bëri matje të belit dhe të kofshëve të cilat ishin fryrë nga zhvillimi i shpejtë i celulitit.
Më tej
Në literaturën e mjekësisë nuk ka asnjë studim që provon se laseri, hidrolokatori, masazhet e enëve limfatike, goditjet elektrike, gjilpërat, ose kremrat eliminojmë celulitin. Por estetikët besojnë se trajtimi intensiv mund të bëjë që celuliti të duket më pak.
Kjo është ajo që ne duam. Thjesht një trukim siç bëjnë edhe modelet e televizioneve dhe revistave. Nëse nuk mund të jemi të dobët të paktën të kemi një lëkurë dhe trup të shëndetshëm në dukje.
Unë doja që trajtimi të kishte rezultat, megjithëse të gjitha ishin të dhimbshme dhe nganjëherë të padurueshme. Për të qenë e sinqertë, Iriana më pyeste shpeshherë nëse kisha dhimbje kur ajo bënte masazh. Unë thosha Jo kur ajo shtrëngonte fort me duart e vogla këmbët e mia. Mbuloja kokën me jastëk dhe bërtisja. Nuk pyesja për dhimbjet unë doja rezultat, doja që ai celulit të mos dukej më mbi lëkurën time.
Nëse kërkon në Google me fjalën “celulite” gjen një sërë informacionesh konfliktuale, qoftë edhe për origjinën e tij. Disa thonë se është metabolike – rezultat i qarkullimit të dobët të gjakut dhe depozitimit të indeve dhjamore në të njëjtin vend. Të tjerë thonë se celuliti zhvillohet nga rrobat e ngushta dhe takat e larta. Është e vështirë që doktorët të argumentojnë këto ide, pasi deri tani janë thjesht thashetheme dhe të pavërtetuara. Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që vërteton këto.
Ajo që dermatologët thonë është se celuliti është trashëgimi gjenetike. Të tjerë shkencëtarë mendojnë se ka përbërës hormonalë që ndikojnë në zhvillimin e celulitit.
Dr. Bruce Katz, drejtor i qendrës së laserit për lëkurën në një institut dermatologjik, shprehet se është lëkura e trashë, shtresa e brendshme e lëkurës dhe sistemi i lidhjes së indeve që ndikojnë në grumbullimin e qelizave dhjamore në të njëjtin vend.
Nëse jeni me fat të keni një kombinim të mirë atëherë qelizat dhjamore nuk mund të grumbullohen. Fatkeqësisht, këto kombinime të rregullta gjenden te meshkujt, dhe kjo është arsyeja pse ata nuk formojnë celulit. Sipas Katz shumica e grave kanë kombinime të indeve si shtylla që ndikojnë në grumbullimin e celulitit.
Burrat kanë në përgjithësi lëkurë të hollë, e cila shërben si korse natyrale.
Duke marrë për bazë mendimin e Katz, çdo trajtim i celulitit ka rezultate të përkohshme pasi qelizat dhjamore do të vazhdojnë të grumbullohen sërish për shkak të kombinimit të keq që ekziston në trupin tim.
Katz ka përgatitur edhe një mjekim të quajtur “Prekja me laser” e cila ende nuk është vërtetuar por që ai mendon se ka rezultat nëse shoqërohet me trajtim për hollimin e lëkurës. Kjo mund të ndihmojë që celuliti të mos përsëritet dhe të duket më keq se ç’ishte në fillim.