E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëfimi i vrasësit: Vrava gruan se nuk më linte të pija

Selman Lala ka ekzekutuar me çifte të shoqen në banesën e tyre në hyrje të varrezave në Sharrë të Tiranës

TIRANË- “Gruan e vrava se nuk më linte të pija”. Me këtë deklaratë Selman Lala ka pranuar në gjykatë se ka vrarë bashkëshorten tre ditë më parë në kryeqytet duke shpjeguar dhe motivin. Paraditen e djeshme 79-vjeçari Selman Lala pasi ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues është njohur dhe me masën e sigurisë që u vendos ndaj tij. Gjykata e Tiranës e la në burg pa afat të moshuarin ndaj tij cilit rëndon akuza e “vrasjes”. Ngjarja për të cilën akuzohet Selman Lala ndodhi tre ditë më parë kur ai vrau me çifte bashkëshorten e tij Sofie Lala, 76-vjeçe. Krimi ndodhi në oborrin e banesës së çiftit që ndodhet në hyrje të varrezave në Sharrë të Tiranës. Lala u kap vetëm pak minuta pas ngjarjes nga forcat e policisë së komisariatit nr. 6.

Dëshmia

“Jam penduar për krimin”. Selman Lala ka shprehur pendese për krimin që kreu duke vrarë gruan me të cilën jetonte prej më shumë se gjysmë shekulli. I moshuari me një qëndrim krejt të natyrshëm, ka treguar dhe detaje për krimin, duke thënë se kishte vrarë gruan në gjendje të dehur. “Po e kam vrarë gruan por isha i dehur” mësohet të ketë thënë Lala. Më tej ai ka deklaruar dhe motivin që e detyroi ta vriste. “Gruan e vrava se nuk më linte të pija” i tregoi trupit gjykues 79-vjeçari. Ky i fundit, debatoi fillimisht me bashkëshorten pasi ajo i kërkoi llogari për gjendje e alkoolizuar në të cilën ai ndodhej duke mos e lejuar më pas të konsumonte më tej pije alkoolike. Pas këtij debati Lala me armën e zjarrit tip çifte qëlloi për vdekje gruan e tij 76-vjeçare. Pasi ka dëgjuar dëshminë e 79-vjeçarit trupi gjykues vendosi të lërë në burg pa afat atë, duke mos marrë parasysh kërkesën e avokatit mbrojtës për një masë më të lehtë për shkak të moshës së thyer të të pandehurit.

Ngjarja

Krimi në familje ndodhi tre ditë më parë në oborrin e banesës së familjes Lala që ndodhet në hyrje të varrezave të Sharrës në Tiranë kur kryefamiljari Selman Lala 79-vjeç vrau me çifte bashkëshorten e tij. I moshuari u kthye në banesën në gjendje të dehur, gjë e cila nervozoi bashkëshorten e tij. 76-vjeçarja Sofie Lala nisi t’i kërkonte llogari burrit ta saj për gjendjen në të cilën ai ndodhej, por është përballur me agresivitetin e tij. Më pas e moshuara nuk e lejoi bashkëshortin të vazhdonte të pinte alkool, pasi ai ishte dhe i sëmurë. Por pikërisht kujdesi për burrin i kushtoi dhe jetën 76-vjeçares e cila u vra prej tij. Lala hyrë në banesë dhe doli prej andej me çiften të cilën e mbante me leje prej 12 vitesh. Ai qëlloi në drejtim të gruas duke e lënë të vdekur në mes të oborrit. Fqinjët lajmëruan menjëherë policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe autorin e vrasjes. Policia arrestoi si autorin kryesor të vrasjes Selman Lalën bashkëshortin e viktimës dhe sekuestroi çiften me të cilën u krye krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›