Incident bërthamor në nëndetësen ruse, 20 të vdekur
Një problem teknik ka shkaktuar vdekjen e 20 personave në bordin e një nëndetëseje ruse. Flota detare ruse njoftoi se një nëndetëse e saj në detin e Japonisë, e cila punonte me energji bërthamore ka marrë vetë vendimin për t'u kthyer në port. Sipas VOA-s, arsyeja ishte mosfunksionimi i sistemit të mbrojtjes nga zjarri. Për shkak të rrezatimit bërthamor vdiqën 4 marinarë dhe 16 inxhinierë civilë. Zëdhënësi i marinës ruse, kapiteni Igor Diagalo, tha se nëndetësja u ankorua të dielën në një bazë detare pranë Vladivostokut. Sipas tij, reaktori bërthamor i nëndetëses është çaktivizuar dhe nivelet e radioaktivitetit janë tashmë normale. Aksidenti u shkaktua nga aktivizimi i një sistemi të mbrojtjes nga zjarri në nëndetëse. Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë, se vdekja e personave në nëndetëse u shkaktua nga helmimi me freon, një gaz kimik i përdorur në sistemin e ftohjes dhe shuarjes së zjarrit. Njoftimet bëjnë të ditur se shumica e viktimave, ishin inxhinierë civilë, të cilët ishin në nëndetëse për ta vëzhguar atë gjatë provave në det. Sipas marinës ruse, 208 persona ishin në nëndetëse në momentin e aksidentit, mes të cilëve 81 punonjës të shërbimeve për mirëmbajtjen e saj.