E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident gjatë procesit në Voskopojë

 

KORÇE - Një incident i rëndë ka ndodhur në Komunën e Voskopojës në rrethin e Korçës. Një banor i fshatit Gjonomadh, që përfshihet nën juridiksionin e kësaj komune ka shkuar dje në zyrën e gjendjes civile për të aplikuar për marrjen e kartës së identitetit. Aty, sipas tij, është shtyrë e më pas goditur nga polici i komunës, nën pretekstin se po prishte rregullin dhe nuk është lejuar të aplikojë. Gjithçka ka ndodhur në zyrën e gjendjes civile, e cila ndodhet brenda mjediseve të Komunës, ku ishin të pranishëm dhe nëpunësit e saj. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur Ramadan Bartollari, 44 vjeç ka dashur të aplikojë për kartë, por ka mësuar se nuk po zbatohej vendimi i qeverisë për të paguar 200 lekë, por kërkohej që të kryhej pagesa me 1200 lekë. Sipas tij, gjatë tentativës për shpjegime, polici Arben Azellari e ka shtyrë dhe goditur, duke e argumentuar me faktin se njihej si i majtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›