Shqip: Arra e Babë Myslymit. Anglisht: Baba Nuts Myslymit (!!!)
Edi Rama ka thënë sot se në websitin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës e Sporteve, Tirana u shfaqet të huajve me foton e një arre të emërtuar në një anglishte fantastike: Baba Nuts Myslimi. Me ta parë këtë lajm nëpër sitet informative, lexuesi është i prirur të mos e besojë; dhe me të drejtë, pasi është tepër surreale për të qenë reale. Por nëse ka nerva e motivim për të bërë një verifikim, bindet kollaj se nuk ka asnjë sajim në këtë histori. Në seksionin e turizmit të websitit, pas disa click-imesh tek komandat select language, English, e në fund Tirana, do të të shfaqet para syve fotoja e një arre që për titull ka Baba nuts Myslymit (ata që sdinë anglisht është më mirë që sdinë, pasi përkthimi do tu rezultonte idiotesk). Në tekstin që shpjegon këtë foto gjenden fraza të tjera të çuditshme, si Peza Kingdom!!!, Myslymi baba house Museum!!!, etj, etj. E sikur të mos jetë mjaft kjo, i tërë teksti është një çorbë e vërtetë (fotoja që shoqëron këtë shënim është Shtëpia ku është mbledhur Konferenca e famshme e Pezës).
E të mendosh që kjo gallatë bëhet në sitin e ministrisë së KULTURËS!
*respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2012/4/23/shqip-arra-e-babe-myslymit-anglisht-baba-nuts-myslymit