Perfaqesimi i BE-se ne Kosove Feith sdo marre mandat te dyte

Përfaqësuesi i posacëm i BE-së në Kosovë, Piter Feith, nuk do të mandatohet sërish në këtë detyrë, e cila përfundoi më 30 prill. Nga Brukseli, zëdhënësja e komisioneres së lartë për politikë të Jashtme, Kethrin Ashton, konfirmon se kjo nuk ka lidhje me figurën e Feith.
Maja Kocijanciç thotë se mungesa e një mandati të dytë ka lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin me statusin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
“Për momentin vazhdojnë bisedimet mes shteteve anëtare të BE-së sesi mund të përforcohet dhe rikonfigurohet prania afatgjatë e BE-së në Kosovë nën dritën e zhvillimeve të Traktatit të Lisbonës nga njëra anë që ka ndryshuar rregullat e përfaqësimit, dhe nga ana tjetër të perspektivës evropiane të Kosovës’- tha Kocijanciç.
Bashkimi Evropian mësohet se është duke diskutuar riorganizimin e pranisë afatgjatë të bllokut në Kosovë mbi bazën e Traktatit të Lisbonës. Përfaqësimi i ardhshëm i BE-së në Kosovë do të riformatohet edhe në kuadër të perspektivës evropiane të shtetit të ri. Piter Feith, diplomat karriere nga Holanda, ka mbajtur detyrën e kreut të misionit special të BE-së në Prishtinë nga shkurti i vitit 2008.
Gjovalin Kola