Incidentet në ndeshjen Besa-Shkumbini, FSHF merr disa vendime
Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë një sërë vendimesh pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen Besa-Shkumbini. Kështu në mbledhjen e sotme komisioni i disiplinës ka pezulluar për dy ndeshje dhe me 10.000 lekë gjobë zyrtarin e ekipit të Shkumbinit Astrit Isai si dhe ekipin e besës me 200 mijë lekë gjobë.
Pezullimi për Isain bëhet për gjeste fyese ndaj publikut ndërsa pë ekipin e Besës për hedhje të sendeve të forta në fushë.
Këto vendime të marra nga Komisioni i Disiplinës në FSHF vijnë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë pjesë së parë të ndeshjes Besa-Shkumbini, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.