E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: “Barça e qetë, Inter ekip i madh”

www.albania-sport.com - Pep Guardiola mbërriti me gjysmë ore vonese dhe për më tepër dha një prej konferencave më të shkurtra të tij.

Si po e përjetoni mobilizimin e Barcelonës për këtë ndeshje? Do të jetë një natë magjike?
Është një ndeshje futbolli, asgjë tjetër dhe nuk flasim për një natë magjike. Jemi duke e përjetuar këtë me qetësi dhe me dëshirën për t’u çlodhur. Lojtarët e Interit do të marrin një avion drejt Milanos të kënaqur në rast fitoreje dhe të pakënaqur në rast eliminimi, profesionistët janë të qetë.

Në bluzat tuaja...
Sloganin e kemi bërë për veten tonë.

Niveli i ankthit për Gabi Militon po shtohet...
Nuk kam folur me të, ka luajtur edhe herë të tjera. Është normale që ka pak ankth.

A është Milito kyçi?
Interi nuk varet vetëm nga Milito. Është një skuadër që di të luajë një futboll të bukur, di të marrë topin, lëviz dhe sulmon në maksimum.

Arbitri?
Nuk më preokuponte as në ndeshjen e parë dhe nuk më shqetëson as tani. Është një arbitër i nivelit të lartë. Dëshirojmë të arrijmë në finale, të fitojmë trofeun, ashtu si ata. Për të fituar duhet të jemi ne vetë. Nuk e di nëse do të arrijmë në finale, por e kemi thënë: duhet të jemi vetja jonë në ndeshjen më të rëndësishme që kemi përpara. Ne e luajmë futbollin, na pëlqen kjo lojë. Jemi të përqendruar për të luajtur mirë kundër një skuadre të madhe.

Presioni mund të jetë i rrezikshëm?
Do të fitojmë nëse do të jemi vetvetja. Do të jemi të eksituar pasi bëhet fjalë për një gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm europian. Ne jemi të qetë. Inter është një klub i madh dhe e respektojmë

Do të jetë një Barça më ofensive?
Bëjmë 10-15 gjuajtje në ndeshje. Më ofensivë se kaq nuk do të jemi. A do të luajë Snajder? Pi. Nisje e fortë? Kur të bëjmë një gol do të provojmë të bëjmë edhe një tjetër, e më pas edhe një tjetër. Në Milano bëmë një vetëm, tani duhet të bëjmë më shumë dhe kemi 90 minuta për t’ia dalë.

Mesi?
Nesër do të jetë dhe do të luajë. Do të japim gjithçka për të arritur në finale, por luajmë kundër një skuadre të madhe. Nisemi nga dizavantazhi 3-1 pa menduar për fitoret e së kaluarës.

Kontrolli antidoping?
Ndoshta UEFA nuk beson, nuk e di. Ne jemi të hapur për të gjithë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 27 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›