Lala, pak minuta në fushë, shumë para në “Rosman&Lala”

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, mund të ketë luajtur shumë pak këtë vit me Hanoverin e tij në Bundesliga 1 (gjithsej 267 minuta në 4 ndeshje), por biznesi i tij në Shqipëri në rrjetin e dyqaneve “Rossman&Lala” është shumë i suksesshëm.
Sipas një raporti të publikuar në mediat gjermane grupi “Rossman” ka për momentin 2300 dyqane në Gjermani, Poloni, Hungari, Çeki dhe Shqipëri.
Dyqanet drogerie "Rossman" në Gjermani kapën një xhiro prej 3.1 miliardë eurosh, ndërkohë që xhiroja e dyqaneve jashtë Gjermanisë kanë një rritje prej 20 për qind dhe kanë bërë një xhiro në total prej 992 milionë euro.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 27 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili