Incidenti, Berisha: Ia atribuoj Ramës
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar incidentin e së hënës si një provokim të Ballës të nxituar nga kryetari i PS-së, Edi Rama.
BLEDAR HOTI
Ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit në lidhje me debatin dhe sherrin tronditës së seancës së 21 korrikut. Gjatë diskutimit për buxhetin e ri shtesë, kryeministri ka gjetur momentin të sqarojë edhe momentin e sherrit, ku opozita kishte kërkuar të bëhej një falje publike. “Mos mendoni këtu se unë shpërblej provokatorë, unë nuk shpërblej provokatorë kurrë, hiqeni nga mendja. Provokatori përbën më të urryerin e të gjitha specieve, ai që merr përsipër të provokojë dhe di që ka një rrethanë që mund ta bëjë ai, përbën një ligësi të vërtetë njerëzore. Provokacioni nuk shpërblehet kurrë në këtë sallë”, u shpreh Berisha. Kryeministri nuk ka ngurruar ta quajë atë si një skenar të organizuar nga lideri i PS-së, Edi Rama, i cili sipas tij, nxit deputetë të ndryshëm.
“Po i them Edi Ramës, këtu nga kjo sallë, lëri mesazhet e turpshme dhe letrat e hapura, se unë kam 20 vjet në politikë dhe jam i bindur se mund të shërbej me dy mercenarë, por asgjë nuk ia atribuoj askujt, përveç atij, këtë po e them tani”, u shpreh Berisha. Ndërsa kryeministri fliste, socialistët i bënin thirrje nga salla që t’i kërkonte falje Ballës, por kryeministri theksonte se, nuk kishte falje për provokatorët. “Unë vij këtu për të folur me qytetarët, kurse provokacion që unë të shpërblej, harroje se shpërblehet, provokatori është kategoria më e ulët e individit”, vijoi më pas Berisha. Qëndrimit të Berishës i është përgjigjur nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe. Ai e ka cilësuar të dëmshme qëndrimin e mbajtur nga kryeministri, i cili në vend të kërkonte falje publike, bëri thirrje për lançimin e mëtejshëm të deputetëve të opozitës. “Ne të gjithë prisnim këtu që t’i kërkoni falje deputetit Taulant Balla, një deputet pak më përpara këtu ia gjeti emrin e nënës dhe ia përdori në mes të sallës. Dhe natyrisht edhe javës që shkoi këtë keni bërë edhe ju, të nxisni lloj njerëzish të merren me ne, pra të merret me familjet tona, t’ju bëj gjithë thirrje sot anembanë rrugaçëve, lançim ndaj të gjithë deputetëve të opozitës. Ky nuk mund të jetë mesazhi që mund të japë një kryeministër, as që mund të japë kryetari i një Partie Demokratike”, deklaroi Braçe. Incidenti i seancës së të hënës mes kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PS-së, Balla, ka qenë objekt i debatit mes pozitës dhe opozitës në seancën e djeshme të Parlamentit. Për më shumë se dy orë është marrë në lidhje me sherrin e gjashtë ditëve më parë. Opozita ka akuzuar kryeministrin për qëndrimin e mbajtur, duke kërkuar që Berisha të kërkojë falje, karshi fjalëve të drejtuara në adresë të socialistit Balla. Të gjitha debatet u realizuan gjatë pjesës së 60-minutëshit të parë për diskutime jashtë rendit të ditës. Një pjesë e deputetëve socialistë akuzuan dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli, se po bëhet vegël e kryeministrit për të dënuar opozitën. Ndërsa i vetmi nga demokratët që dënoi incidentin, ishte deputeti demokrat, Pal Dajçi, i cili u distancua nga ngjarjet e ndodhura në seancën e së hënës më 21 korrik. Ndërsa pjesa tjetër e diskutimeve të maxhorancës lidhej me faktin se opozita nuk duhet të bëjë provokime dhe të respektojnë Kodin Etik në sallën e Parlamentit. Por këto kontestime, sipas maxhorancës, lidhen me faktin se opozita nuk arriti të gjente argumente kundër buxhetit të dytë të qeverisë për këtë vit.
Patozi: Edi Rama, avokat i provokimeve
“Ju bëj thirrje që të mos lejoni që disa provokatorë të bëhen zëri dhe fytyra juaj në Parlament. Lideri i opozitës u bë avokati më i madh i provokacionit në Parlament, sepse ai ka kompleksin e të mosqenit në Parlament. Unë e kuptoj që ju keni qenë nervozë atë ditë, sepse ne sollëm një buxhet shtesë dhe ju e keni problem këtë çështje, por ju duhet ta kalonit më me sportivitet atë situatë, sepse duhet të kishit krijuar një lloj imuniteti me këtë situatë. Mos u bëni pre e provokatorëve, të cilat kanë edhe halle personale, mos qani hallin e kryetarit tuaj që tek e fundit nuk ju përfaqëson juve. Mos u bëni vegël, apo preh e këtij drejtimi absurd”.
Leskaj: Berisha, turpërues në fjalor
“Habitem me qëndrimin që po mban kryetari i grupit të PD-së, ku kërkon që ta marrim me sportivitet këtë punën e incidentit. Nuk e di nëse kjo maxhoranca ka ndërmend ta marrë edhe me sportivitet çështjen e Gërdecit, ku Patozi është
edhe deputet i zonës. Edhe mua, kryeministri çfarë nuk ka thënë për familjen dikur, dhe unë si deputete e re habitesha. Kryeministri Berisha me fjalorin e tij ka turpëruar të gjithë sallën e Kuvendit, ai ende nuk e di se ç’është nëna, gruaja dhe motra për sa kohë cenohen nënat e deputetëve. Më vjen keq që është një grua në krye të Parlamentit. Më vjen keq të ulem në batakun e Kuvendit, ku e drejtoni dhe e sundoni këtë Parlament”.
Paloka: PS, fjalor ka sharjet
“Për sa gjithë ndodhi nuk e vë në dyshim që askujt nuk i vjen mirë për atë situatë që u krijua. Por kjo që ndodh është politikë e kryetarit tuaj, është ai natyra tipike e provokuesit që sa e sa seanca të tilla sjellin sherre në Parlament dhe situata të ngjashme. Sa për fjalorin, ju keni pse skandalizoheni, keni pas kryetar Fatos Nanon, keni Edi Ramen, atë fjalor e keni fjalor zyrtar të partisë ju. Janë dy prototipa, nuk ju akuzojmë të gjithëve¸ që kanë vetëm për detyrë të vijnë këtu dhe të provokojnë me trillime. Jam deputet i maxhorancës e nuk kam folur aq sa Erion Braçe në Kuvend, në një kohë kur isha në opozitë, ma mohonit fjalën”.
Bello: Topalli, koburja e Berishës
“Ka kohë që kryeministri Berisha e ka humbur qetësinë, ekuilibrin dhe arsyen për një sërë shkaqesh, ku padyshim më kryesori ka të bëjë me dështimin spektakolar të qeverisë që ai drejton. Por ajo që të indinjon në këtë histori bajate dhe të neveritshme është kryetarja e Kuvendit, Topalli, gruaja zemërzezë dhe e pashpirt, që ka gjetur të bëjë karrierë në PD, duke pranuar të marrë përsipër rolin e kamxhikut në duart e Sali Berishës. Guxim të madh dhe hov të vrullshëm po manifeston prej do kohësh kjo kobure në duart e Berishës, duke harruar se po troket ora kur do të duhet të japë llogari për të gjitha bëmat, të dukshme dhe të padukshme, për gjithë atë dëm që po i sjell demokracisë”.
Meta: Berisha në opozitë fliste për gratë e ministrave
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij e ka cilësuar të turpshme qëndrimin e kryeministrit Berisha, duke theksuar se, edhe kur ishte lider i opozitës vepronte me të njëjtën mënyrë sjellje. “Ky Kryeministër fliste për gratë, për djemtë dhe vajzat e ministrave, i kishte lidhur me të gjitha fijet e trafikut vite më parë, dhe sot nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë edhe pse është prej tre vitesh kryeministër”, u shpreh Meta. Kreu i LSI-së shtoi se, “nuk e kuptoj se përse duhet të dilte aq shumë nga kontrolli kryeministri Berisha, pasi mendoj se ato çfarë tha z.Balla, pavarësisht se është e drejta e tij që të gjejë mënyrën sesi të shprehet, nuk janë asgjë përpara atyre që ka thënë z.Berisha, jo vetëm për zonjat, që janë anëtare në këtë Parlament, por edhe për të afërmit dhe familjarët e shumë drejtuesve të së majtës, të Qeverisë së mëparshme dhe kështu me radhë”. “Por, duke mos qenë as mjek dhe vetëm si politikan, unë deri tani kam vetëm një arsye në mendjen time, që ka të bëjë me lajmin tronditës që do të ketë përjetuar Kryeministri ynë atë natë për arrestimin e Radovan Karaxhiçit. Ndoshta ky lajm i ka kujtuar Kryeministrit tonë, kohën kur ai ishte një nga furnitorët kryesorë të makinerisë vrasëse të të gjithë nacionalistëve serbë në ish-Jugosllavi”, deklaroi Meta. Kreu i LSI-së e dënoi ashpër incidentin e ndodhur në seancën e së hënës, duke shtuar se, “jo vetëm kaq, por na keni kthyer në 1997-ën. Në ’97-ën u kthye Berisha me atë fjalor që përdori ndaj deputetit dhe ndaj të gjithëve, edhe Parlamenti ynë u kthye në ‘97-ën, duke nxjerrë nga lozha amerikanët dhe evropianët”.
Dajçi: Distancohem nga ngjarja
Deputeti i PD-së, Pal Dajçi, ka qenë i vetmi deputet i maxhorancës që është distancuar nga incidenti i seancës parlamentare të së hënës. “Unë e dënoj veprimin e herës tjetër, por provokatori nuk duhet t’i shërbejë asnjë partie politike. Unë e kuptoj distancën e madhe që ka opozita sot me mungesën e liderit, nuk drejtohet grupi parlamentar me celular, nuk drejtohet grupi parlamentar me qëndrime dhe me argumente për të kundërshtuar veprimtarinë e Parlamentit. Opozita nuk bëhet duke bërtit, nuk bëhet duke shpifur. Ajo që ndodhi në seancën e shkuar është jo e mirë për të gjithë ne, është jomorale, e dënueshme nga të gjithë ne”, deklaroi Dajçi. Sipas tij, shkaktarë të kësaj është opozita, pasi ajo nuk gjeti argumente për të kundërshtuar projektin e buxhetit shtesë të ofruar nga qeveria në këto tre vite. Ai e cilësoi të pamoralshme që njerëz që janë akuzuar dikur për vjedhje dhe kanë pasuri bankare jashtë shtetit të vijnë dhe të bëjnë moral në sallën e Parlamentit. Sipas tij, buxheti i ri erdhi në Parlament si rezultat i punës së mirë së qeverisë si rezultat i reformave, si rezultat i luftës kundër korrupsionit.