Pse po i lënë nervat?
Skënder Minxhozi
Ajo që duhej të ishte një lajthitje groteske e kryeministrit, një gafë e trashë e tij në sytë e shqiptarëve dhe të huajve, që panë sesi u poshtërua në mënyrë absurde një deputet mesa duket po merr një sfond gjithnjë e më të fortë jo vetëm politik, por edhe diplomatik. Prononcimet publike të ambasadorit amerikan dhe atij të OSBE-së për përzënien e stafeve të tyre nga seanca parlamentare në fjalë, përtej të qenit një turp institucional, një akt primitiv censure që të kujton të tjera kohë dhe të tjerë personazhe, është një dëshmi e qartë se pushtetin në Shqipëri po e lënë nervat. Një kryeministër shan me fjalor rruge një anëtar të Kuvendit, një kryetare Parlamenti kujdeset në mënyrë naive, që gjithçka të konsumohet larg syve të të huajve (a thua se në erën dixhitale diçka e tillë është vërtet e mundur). Më tej akoma, një përfaqësues i lartë i një partie të maxhorancës, pasi përpiqet të na mbushë për një muaj rresht mendjen se forca e tij politike i duhet medoemos qeverisë, “dorovit” në kabinet hiç më pak sesa vajzën e tij! Për secilin shqiptar që politikën e sheh në cilësinë e një dëshmitari gjysmë-indiferent, konstatimi më i lehtë që i vjen në mend është se “këta po i lënë nervat”.
Ajo që ndodhi me deputetin Balla në Kuvend nuk është fatkeqësisht një episod. Berisha ka kohë që reagon ashpër dhe në mënyrë irracionale ndaj çdo tentative publike të opozitës, për të thirrur në kauzë familjarët e tij. Me kalimin e kohës dhe me rënien graduale të alibisë së të qenit larg pushtetit, Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë po vërejnë sesi po rrëshqasin ngadalë drejt krahasimit me paraardhësit e tyre socialistë. Diçka e pamendueshme tre vjet më parë kur fryma jakobine e PD-së gjatë fushatës elektorale, premtonte një Shqipëri ku do të digjej me zjarr dhe hekur çdo shfaqje korrupsioni bashkë me bartësit e saj. Ngjarja e Gërdecit dhe akuza të tjera anësore që e kanë përfshirë familjarët e tij, kanë treguar se edhe politikani më stoik i tranzicionit shqiptar e paska një pikë të dobët. Fare normale, do të thuhej në kushte të tjera, pasi politika s’duhet të jetë aferë familjesh, por personash të përfshirë direkt në të. Por ja që prej vitesh nuk është kështu. Ja që Sali Berishës mesa duket do t’i duhet të korrë sot atë që ka mbjellë me kokëfortësi në tetë vjet opozitë, kur e personalizoi në ekstrem luftën ndaj kundërshtarëve të tij. E megjithatë, edhe pas fjalëve të Taulant Ballës, të cilat në fund të fundit nuk përmbanin akuza banale, apo që preknin jetën private të të afërmve të kryeministrit, Berisha e Topalli nuk duhet të kishin rënë në këtë kurth të improvizuar, që u bë i tillë vetëm në sajë të ekstremizmit të tyre virulent. Me agresivitetin e tyre, që në tre vjet ka krijuar një stereotip unikal në segmentin qeveri-parlament, Berisha dhe “fotokopja” e tij femërore po dëshmojnë një rënie shqetësuese të kapacitetit vetëpërmbajtës, të reflekseve të vetëfrenimit dhe të kujdesit, etikës dhe sjelljes që imponojnë postet e larta që mbajnë. Të dëgjosh dhe të shikosh krerët e shtetit në pozita të tilla, do të thotë të kesh shumë pak arsye për të shpresuar se qeverisesh nga njerëz normalë.
Në tre vjet kemi përjetuar një trajektore rënëse të entuziazmit, krediteve dhe imazhit të figurave qendrore të shtetit. Sot kjo shumicë ka gjithnjë e më pak për të premtuar dhe gjithnjë e më tepër për të fshehur. Përjashtuar Bamir Topin, tani shohim një maxhorancë të lodhur që rreket më kot të buzëqeshë edhe atëherë kur do të duhej të qante. Shefat e shtetit po i lënë nervat me afrimin e zgjedhjeve. Sherri me Ballën dhe mënyra haluçinante me të cilën u menaxhua ai, tregon se shumica vuan një “topitje” të rrezikshme shqisash. E cila rëndomë shfaqet publikisht me gafa, akte represive apo shpërthime banale si ai i tri ditëve më parë. Autogoli Balla ishte i panevojshëm, si për Berishën, ashtu edhe për Topallin. Pa dyshim që ishte i papëlqyer për vetë deputetin, por edhe për diplomatët e huaj dhe mbi të gjitha, për publikun shqiptar, që mësoi sesa i shkathët qenka kreu i ekzekutivit në përdorimin e sharjeve më të ulëta dhe kryetarja e Kuvendit në censurimin komunist të diplomatëve të huaj. Mesazhi u dha për të gjithë: do të jetë një vit elektoral i vështirë, sepse do të kemi përballë njerëz me nerva të dobëta, politikanë të dominuar nga pasioni dhe jo nga arsyeja, por edhe zyrtarë që ndodhen gjithnjë e më tepër nën stres dhe presion politik dhe publik. Të shohin ata që kanë sy, të dëgjojnë ata që kanë veshë, të kuptojnë ata që munden dhe duan…