Vritet në derën e shtëpisë infermieri
Ekzekutohet në derën e shtëpisë infermieri 29-vjeçar. Dy plumba pistolete i morën jetën 1 orë pas mesnatës së të mërkurës Erjon Isait, banor i lagjes “Kala” në Elbasan.
ELBASAN/ ALDO KOZARJA
Të riut i duheshin vetëm pak metra të mbërrinte në portën e shtëpisë, kur një plumb e ka qëlluar nga pas. Sipas policisë, autori, (i cili mund të ketë qenë dhe në shoqërinë e një tjetër personi), pas plumbit të parë e ka qëlluar dhe një herë në fytyrë. Plaga e parë ka qenë fatale, pasi i ka depërtuar në kraharor. Autorët kanë mundur të largohen me shpejtësi, në rrugicat e errëta të zonës, ndërsa banorët e tronditur të lagjes së vjetër kanë mundur të dalin në oborre, vetëm pasi krismat e më pas hapat pushuan. Isai kishte vetëm pak minuta që kishte zbritur nga makina e dy kushërinjve të tij, me të cilët kishte ngrënë darkë në një lokal të qytetit. Ata e lanë në fillim të rrugës me kalldrëm dhe për pak metra 29-vjeçari do të hapte derën e shtëpisë. Por, dy plumbat ia ndalën hapin dhe jetën. Krimi i ndodhur për motive ende të panjohura, ashtu si dhe vetë autorët e tij, çuan në vendngjarje forcat e policisë së qytetit. Një banor i zonës njoftoi se në afërsi të Kishës së Shën Mërisë ndodhej një person i pajetë, qëlluar me armë zjarri. Trupi i të riut u transportua në morgun e spitalit, pasi kishte ndërruar jetë në vend. Forca të shumta policie u shpërndanë nëpër lagjet e Kalasë për të gjetur ndonjë gjurmë të atentatorëve, por veç dy gëzhojave të armës nuk u arrit të zbuloheshin prova të tjera.
Policia e Elbasanit e ndodhur përpara faktit, që 29-vjeçari nuk njihej si problematik e ka pasur të vështirë të ngrejë shpejt një pistë hetimi, nga e cila mund të dalë dhe emri i autorit. Deri mbrëmjen e djeshme, në ambientet e komisariatit u shoqëruan afërm të viktimës si dhe dy kushërinjtë e tij, me të cilët Isai qëndroi pak minuta para ekzekutimit. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar që viktima të kishte pasur probleme me ndonjë person, pasi njihej nga të gjithë si njeri i qetë. Të tjerë të afërm dyshojnë se Erioni mund të jetë ekzekutuar me qëllim grabitjeje, pasi priste që të emigronte së shpejti në SHBA, ku jetonin prej vitesh prindërit e tij. Por nga policia kjo pistë u pa me rezervë, pasi shtëpia ku viktima jetonte i vetëm ishte e mbyllur, ndërsa në xhep iu gjet portofoli me një shumë të vogël parash. Sipas policisë, i riu ishte kthyer së fundi nga Italia, ku kishte kaluar 3 javë në shtëpinë e së motrës. Dyshimet janë hedhur dhe mbi ndonjë konflikt të rastësishëm në shtetin fqinj. Një grup i përbashkët hetimor mes policisë dhe prokurorisë po punon dhe mbi një përplasje në qytet, por asnjë dëshmi nuk i ka çuar në një ngjarje konkrete. Për shkak të errësirës në kohën kur ndodhi krimi, familjarët pohuan se autorët mund dhe të kenë gabuar shënjestër, por sipas policisë mendohet se ata kanë ndjekur çdo lëvizje të të riut, për të kryer vrasjen e paramenduar.