Me garanci në bankë, lirohen zyrtarët e Pronave
VLORE – Dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë lanë dje qelinë, pasi Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë.
Genci Panozaqi, ish-kreu i Agjencisë dhe ish-juristi i saj Sokol Kuçaj u lanë në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” kundrejt garancisë pasurore të kërkuar një ditë më parë nga avokatët. Ata u arrestuan 2 javë më parë, me akuzën e abuzimit me pronat në bregdet në kohën kur ishin në detyrë. Prej asaj kohe, Gjykata e Faktit vendosi masën e sigurisë me burg për të dy dhe topografin Fatmir Xhema. Në seancën e djeshme avokati i Kuçajt, Sazan Aliko e ka quajtur të padrejtë masën e arrestit me burg të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi klienti i tij nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe nuk ka qenë i dënuar më parë. Këtë kërkesë kishte dhe avokati i Panozaqit, Vangjel Kosta, i cili është shprehur para trupit gjykues se klienti i tij njihet si një njeri i rregullt, me detyra shoqërore dhe partiake dhe pa precedentë penalë. Avokatët e të dy personave kanë dhënë garanci pasurore në shifrat 5 mijë euro për Kuçajn dhe 500 mijë lekë për Panozaqin, ndërsa kanë kërkuar për klientët e tyre si masë detyrimin për paraqitje. Pas avokatëve fjalën e ka marrë prokurori i çështjes, i cili e cilësoi të drejtë masën dhe akuzën e bërë, por nisur nga fakti se ata nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore kërkoi të vendosej arresti shtëpiak për ta. Gjyqtarja e çështjes pranoi kërkesën e avokatëve, duke vendosur që ata të lihen të lirë, për t’u paraqitur në prokurori apo gjykatë sa herë të kërkohet. Arrestimi i tre ish-zyrtarëve u krye pas një hetimi disamujor të prokurorisë, nisur nga denoncimi i një qytetari se prona nuk i ishte kompensuar në bregdet, por në një fshat të Vlorës. q.b