Kadilli Mungesa e mbikalimeve dhe nenkalimeve problem i pazgjidhur
“Mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve mbetet një problem i pazgjidhur nga Bashkia e Tiranës, megjithëse është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen në zonën e Laprakës”.
Kështu u shpreh sot në një deklaratë për shtyp, deputeti demokrat Fatbardh Kadilli.
Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ai tha se 34 vetë kanë vdekur brenda 4 vitesh ne Laprake si pasojë e mungesës së mbikalimeve: gjerësia mes dy anëve të rrugës është 37 metra, distancë kjo që e përshkruajnë në këmbë , çdo ditë rreth 1.000 nxënës.
“Në çdo anë te rrugës jetojnë 50,000 banorë që u duhet të përshkruajnë këtë distancë për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme.
Të gjithë këta njerëz rrezikojnë çdo ditë jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së bashkisë së Tiranës.
Njësia bashkiake e Laprakës i ka paraqitur bashkisë qëndrore kërkesën për ndërtesën e një mbikalimi, por kjo e fundit i është përgjigjur negativisht.
Biznesmenët e zonës kanë kërkuar të pajisen me leje të ndërtimi për të ndërtuar privatisht një mbikalim, por edhe kësaj kërkese, bashkia e Rames i është përgjigjur negativisht”, tha më pas Kadilli.
Duke përfunduar se kjo situatë duhet të marrë fund.
“Neve na duhet një kryebashkiak që të zgjidhë problemet e të përditshmes sonë, jo një kryebashkiak që është i fokusuar vetëm tek beteja politike kombëtare”, përfundoi Kadilli.