Pakti i opozites Ta bejme Shqiperine si Tirana
Kandidatet e opozites ne zgjedhjet e 8 majit nenshkruan dje nje Pakt qytetar ku zotohen per permiresimin e infrastruktures ne njesite ku ata kandidojne. Duke vleresuar modelin e Bashkise se Tiranes te gjithe kandidatet premtuan se cdo qytet do ndjeke rrugen e zhvillimit te nisur nga bashkia e kryeqytetit.
Ne aktivitetin e zhvilluar ne pallatin e Kongreseve numri nje i socialisteve premtoi permiresimin e infrastruktures dhe te jeteses se qytetareve si dhe mbeshtetjen e bashkive te majta per qytetaret ne nevoje.
Dua tju them se bashke me kandidatet e koalicionit tone sot do te nenshkruajme nje pakt qytetar te Aleanca per te Ardhmen ky pakt thote si me poshte Si kryetar i bashkise se Tiranes Edi Rama e ndryshoi modelin e qytetit dhe ky mund te preket dhe ne modelet e tjera vendore. Per qytetaret marr sot zotimin- tha Rama.
Lideri i opozites premtoi hapjen e vendeve te reja te punes krijimin e lehtesirave fiskale dhe mbeshtetje financiare per te rinjte dhe shtresat ne nevoje. Punesim dhe lufte papunesise. 300 mije vende te reja pune. Heqja e tatimeve te qeverise mbi biznesin e vogel. Administrate publike transparente dhe te drejta te barabarta per cdo nepunes te pakten pergjysmim te TVSH per ushqimet baze dhe zero TVSH per ilace ishin disa prej pikave te paktit te nenshkruar nga kandidatet e majte per zgjedhjet e 8 majit.
Kryetari i selise roze garantoi realizimin e premtimeve gjate kater viteve te ardhshme dhe se kete nuk do ta beje si kryebashkiak apo si kryetar i Partise Socialiste por si nje qytetar qe beson ne te ardhmen e Shqiperise. Une angazhohem te permbush secilen prej ketyre pikave brenda kater viteve te ardhshme. Angazhimi si nje qytetar i lire qe beson tek Shqiperia dhe e ardhmja e ndritur e saj- theksoi Rama.
Ne fjalen e tij kreu i Partise Socialiste iu pergjigj edhe akuzave te rivalit te tij per bashkine e kryeqytetit duke hedhur poshte pretendimet e te djathteve per abuzime me fondet e bashkise. Kryesocialisti tha se taksat ne Tirane jane dhjete here me te uleta se detyrimet qe kryeqytetasit i paguajne qeverise nderkohe qe sherbimi i perfituar sipas Rames nga pushteti qendror eshte zero.
Nje familje te zakonshme kryeqytetase i paguan qeverise tatim mbi te ardhura taksa konsumi takse televizori pa perfshire faturen per energjine elektrike e me radhe. Ndersa bashkise i paguan 550 leke ne muaj qeverise i paguan 70 here me shume. Ndersa me taksat e bashkise ndertohet Tirana europiane me vlerat qe i paguhet qeverise fitohet pasiguria ne kembim te qytetareve te Tiranes per taksat- u shpreh Rama.
Ne takim merrnin pjese te gjithe kandidatet per bashki ne vendin tone. Kandidatet e 12 qyteteve kryesore ne vend te cilat jane edhe kryeqendrat e qarqeve ishin te vendosur secili ne nje nga germat e Pakti Qytetar.