Incidenti me energjinë në "Qemal Stafa", MB: Kanë nisur hetimet

Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas incidentit e krijuar në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa " Tiranë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve Gramozi i Ersekës dhe Real i Madrid duke theksuar se është ngritur një grup hetimor për të kryer hetime mbi ngjarjen.
"Deri tani, është kryer një kqyrje e pjesëshme e vendit të ngjarjes, kqyerje e cila do të vazhdojë ditën e nesërme më datë 21 janar 2010" thuhet në deklaratën për shtyp të ministrisë duke shtuar se janë shoqëruar në ambjentet e policisë, punonjës të Qëndrës Sportive SH.A si dhe punonjës të OSSH, të cilët po pyeten në lidhje me shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium.
Më tej në deklaratë thuhet se është bërë e mundur, sekuestrimi i të gjithë dokumentacionit përkatës dhe i korespondencës mbi organizimin e kësaj ndeshje.