E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hotel "Europapark", jep 2 milionë lekë për të përmbyturit

Pronari i hotelit "Europark" Zoti Robert Rogner sen, i cili është konsull nderi i Shqipërisë në Austri së bashku me bashkëshorten zonjen Melitta Rogner, dhe në bashkëpunim me Ambasadorin e urdherit Sovran të Maltes Gunther Granser, kanë dorëzuar një çek me vlerë prej 2 milionë lekësh, për t'u dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.
Edhe Zoti Robert Rogner, ka shprehur kënaqësinë e tij që po kontribon për Shqipërinë, të cilën e quajti vendlindje të tij të dytë.
Ky çek i është dorëzuar Presidentit të organizatës humanitare "Malteser ndihmon Shqipërinë", zotit Monsinjor Lucjan Avgusti.
Ndërkohë më datë 14 janar, për të përmbyturit në Shkodër është dërguar dhe një kontigjent ndihmash me artikuj të rëndësishëm jetik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›