E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti me prokuroren, që i kushtoi pezullimin shefit të Rrugores



Prokuroria e Tiranës prej dy javësh kryente verifikimet e kallëzimit penal të kryer ndaj komisar Ahmetajt. Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi më 17 maj në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, përballë Kullave Binjake. Prokurorja Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Agron Bajri, pretendojnë se janë shoqëruar me forcë në Komisariatin numër 2 të Policisë së Tiranës, ku janë mbajtur të paktën 3 orë. Pas incidentit, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën. Prokurorja pretendoi se automjeti ku ndodhej dhe që drejtohej nga i vëllai ishte ndaluar në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë shkak. Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili kishte kryer ndalimin e mjetit, sipas pretendimit të saj, kishte kryer veprime që shkelnin etikën.

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›