Zbardhet letra dërguar Gjykatës, ministri Nishani ndërhyri për Krenar Ahmetajn
Ministri i Brendshëm, letër gjykatëses: “Mos e pezulloni, është i pafajshëm”. Nishani mohon akuzat e Prokurorisë dhe del në mbrojtje të vartësit të tij
Shaban Sulçe
Një rast i paprecedent është shënuar në historinë e shtetit ligjor në Shqipëri. Pikërisht në një moment delikat, kur po diskutohet për pavarësinë e sistemit gjyqësor në vend dhe evitimin e ndërhyrjeve nga politika dhe qeveria, një ministër ndërhyn në Gjykatë, madje duke kundërshtuar edhe vetë organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, i cili i ka dërguar një letër gjykatëses së rrethit gjyqësor Tiranë, Majlinda Doga, rreth çështjes “Krenar Ahmetaj”. Në këtë letër, me numër protokolli 4523, datë 9 qershor 2008, ministri i Brendshëm i kërkon gjykatëses së çështjes Doga që të mos e pezullojë shefin e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Nishani kundërshton akuzat e bëra nga organi i Prokurorisë, madje pa i lënë kohë shqyrtimit të çështjes dhe më pas vendimit të Gjykatës, shpreh bindjen se vartësi i tij është i pafajshëm, pas akuzave që bien mbi të për incidentin që ka pasur me prokuroren Elisabeta Imeri. Gazeta “Albania” zbardh sot të plotë letrën që ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i ka dërguar gjykatëses së çështjes Majlinda Doga. Një letër, e cila, edhe pse në përmbajtje ka justifikimin për të mos ndërhyrë në punët e sistemit gjyqësor, nuk e justifikon ministrin e Brendshëm Bujar Nishani për dërgesën e saj. Në cilësinë e punëdhënësit të të akuzuarit Krenar Ahmetaj, ministri Nishani thekson në letër se edhe pse nuk dëshiron të ndërhyjë në pavarësinë e Gjyqësorit, kërkesa e Prokurorisë për pezullimin e shefit të Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmetaj, nuk ka motivim ligjor.
Letra
Më datë 08.06.2008, nëpërmjet njoftimeve të medias, jemi njohur me lajmin se më datë 09.06.2008, ditën e hënë, do të zhvillohej seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë me karakter ndalues “pezullim nga detyra” për shefin e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, kryeinspektor Krenar Ahmetaj.
Pas verifikimeve të bëra nga ana jonë, u njohëm me faktin se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit (ose person nën hetim), Krenar Ahmetaj, atë të “pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 240/1 “a” të Kodit të Procedurës Penale.
Zonja gjyqtare, pa ndërhyrë në objektivitetin dhe paanësinë e gjykatës, e shikojmë me vend t’ju bëjmë me dije se dy rastet e pretenduara nga organi i Akuza për keqtrajtimin e shtetasve Elisabeta Imeri dhe Hasan Nezaj nuk është motivi ligjor që kërkohet pezullimi nga detyra e punonjësit të Policisë, Krenar Ahmetaj. Rastet në fjalë janë objekt hetimi dhe në çdo rast kanë qenë punonjësit e Policisë në detyrë të dëmtuar, duke u ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tyre. Veprime kundërshtimi dhe dhunë për të cilat janë depozituar kallëzimet dhe aktet e tjera hetimore pranë Prokurorisë për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal. Duke mos ndërhyrë në pavarësinë e organeve gjyqësore, por nisur nga praktikat dokumentare dhe informacionet që ne administrojmë, jemi të bindur se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për të caktuar masën e sigurimit personal të kërkuar nga Prokuroria. Oficeri i Policisë, Krenar Ahmetaj, gjatë gjithë periudhës që drejton Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, Tiranë, ka punuar me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri për përmbushjen e rregullt të detyrës, punë për të cilën ai është falënderuar edhe publikisht nga ana jonë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për përmirësimin e dukshëm të situatës së trafikut rrugor në Tiranë, por mosbindja e drejtuesve të mjeteve ndaj rregullave, për fat të keq, vazhdon të jetë prezente, kundërshtime të cilat çojnë deri në përdorimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë në detyrë.
Përfundimisht, duke ju uruar punë të mbarë dhe duke respektuar pavarësinë e institucionit tuaj, desha të bëj prezent mendimin e Ministrisë së Brendshme, në cilësinë edhe të punëdhënësit për shefin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Tiranë, kryeinspektor Krenar Ahmetaj. Pezullimi i tij nga detyra do të dëmtonte rëndë efektivitetin dhe eficencën e punës së strukturës policore që ai drejton.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, ministri Bujar Nishani.
12 Qershor 2008