Si do të kompensohen punonjësit e administratës për energjinë elektrike
Përfitojnë punonjësit me pagën bruto nën 35 mijë lekë. Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, më të privilegjuarat
Qeveria ka vendosur të kompensojë punonjësit e institucioneve shtetërore pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Këshilli i Ministrave ka hartuar një projektvendim për rishpërndarjen e fondeve buxhetore për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Paratë që do të përfitojnë institucionet shtetërore nga ky projektvendim do t’u shpërndahen më pas punonjësve të tyre. Më të favorizuarit nga kjo skemë subvencionuese duket se janë punonjësit e Arsimit dhe ata të Shëndetësisë, të cilët kanë edhe pagat më të ulëta. Sipas relacionit në këtë projektvendim, thuhet se ai do të ketë një impakt të ndjeshëm në pagesën kesh të kompensimit për efekt të rritjes së çmimit të energjisë elektrike të punonjësve buxhetorë me pagë bruto nën 35 mijë lekë. Dikasteret e Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë janë përfitueset më të mëdha të shumave që lëvrohen nga ky projektvendim i qeverisë. Pikërisht Ministria e Arsimit do të përfitojë 70 milionë lekë të rinj, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë do të përfitojë 19.635.500 lekë. Po një shumë të konsiderueshme përfiton edhe Ministria e Mjedisit, rreth 47 milionë lekë, ndërkohë që institucioni i Presidencës dhe ai i Kuvendit janë ndër institucionet më të “persekutuara” nga ky projektvendim, duke përfituar respektivisht 48 000 dhe 24 000 lekë. Një buxhet shumë të pakët përfitojnë edhe institucionet e Shkollës së Magjistraturës, Komisionit të Shërbimit Civil dhe Autoritetit të Konkurrencës, përkatësisht nga 6 mijë lekë të rinj.
Sipas projektvendimit të Këshillit të Ministrave, do të jetë Ministria e Punës, Çështjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe Ministria e Financave që do të merren me shpërndarjen e këtyre fondeve.
Shpërndarja e fondeve
Emërtimi i Institucionit Fondet për vitin 2008
Presidenca 48 000 lekë
Kuvendi 24 000 lekë
Ministria e Ekonomisë 150 000 lekë
Ministria e Bujqësisë 1 446 000 lekë
Ministria e Transporteve 1 086 000 lekë
Ministria e Arsimit 70 000 000 lekë
Ministria e Kulturës 444 000 lekë
Ministria e Shëndetësisë 19 635 500 lekë
Ministria e Brendshme 1 308 000 lekë
Ministria e Mbrojtjes 9 497 000 lekë
Shërbimi Informativ Shtetëror 787 000 lekë
Ministria e Mjedisit 4 680 000 lekë
Prokuroria e Përgjithshme 540 000 lekë
Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 609 000 lekë
Gjykata Kushtetuese 66 000 lekë
Agjencia Telegrafike Shqiptare 72 000 lekë
Shkolla e Magjistraturës 6 000 lekë
Komisioni i Shërbimit Civil 6 000 lekë
ILDKP 30 000 lekë
Autoriteti i Konkurrencës 6 000 lekë
Ministria e Integrimit 18 000 lekë
12 Qershor 2008