Ushtarët e Gardës ushqehen me racionet e vitit 1975
Ndryshon pas 33 vitesh norma e ushqimit të gardistëve. Deri sot ushtarët trajtoheshin si në epokën e ”tallonave”
Ndonëse prej gati 20 vitesh pinë koka-kola dhe pepsi, apo shkojnë të hanë edhe ndonjë picë, kur kthehen në repart u duhet të ushqehen me racionet e vendosura që në epokën e Enver Hoxhës. Është pikërisht kështu. Prej 33 vitesh ushtarët e Gardës së Republikës figurojnë si konsumatorë të një menyje të dalë kohe dhe të një racionimi ”të lashtë” ushqimor. Këtë të vërtetë të hidhur e ka zbuluar projektvendimi i qeverisë për racionet e reja të ushqimeve të efektivëve të Gardës. Në relacionin që i bashkëngjitet këtij projektvendimi shkruhet e zeza mbi të bardhë se ”trajtimi me ushqim i efektivit gardist aktualisht bëhet në bazë të normës nr. 3 të përcaktuar nga VKM nr. 160, dt. 9.7.1975 ”Mbi normat e ushqimit të ushtri dhe repartet e MB”, - shkruhet në relacion, duke zbuluar një të vërtetë të hidhur lidhur me normat e ushqimit të përdorura për dekada me radhë për efektivët e ”shëndetshëm” që ruajnë figurat kryesore të shtetit.
Kalori
Më në fund dikush është kujtuar pas 33 vitesh dhe ka arritur të kalkulojë se me normën në fuqi ushtarët tanë të Gardës marrin shumë pak kalori nga sa harxhojnë. Duhet të ketë qenë me siguri një konkluzion i vështirë për t’u gjetur ky përderisa janë dashur 33 vite kohë. Megjithatë, ndonëse me vonesë, të paktën tashmë jemi të sigurt se ushtarët që mbrojnë udhëheqësit tanë e jo vetëm do të kenë kaloritë e duhura për ta bërë punën e tyre. Një tjetër fakt interesant lexohet në relacionin e projektvendimit ku theksohet se ”për të gjykuar mbi normën e përmirësimit të ushqimit u ngrit një grup i posaçëm pune, që mbështeti studimin e tyre në normat që aplikohen në manualet që përdoren për këto çështje dhe në eksperiencat dhe praktikat e disa vendeve të zhvilluara. Në studimin e bërë janë vendosur vlera reference për energjitë, karbohidratet, proteinat, yndyrat, burimet në sasi të tyre në kategoritë e ushqimeve dhe raportet midis tyre në lidhje të ngushtë me aktivitetin fizik të trupave gardiste”, - shkruhet në relacion.
Studimi
Studimi i realizuar mbi vëzhgimin e aktivitetit ditor nëpërmjet kronometrimit të çdo veprimi nga zgjimi deri në agimin e ditës tjetër, si edhe të dhënave trupore të efektivëve të Gardës ka dalë në përfundimin se shpenzimet e energjisë për nivelin e aktivitetit fizik të lartpërmendur janë 4300-4400 k/kalori. Kjo sasi energjie që shpenzohet rezulton rreth 416 k/kalori më shumë se norma ekzistuese e vendosur në vitin 1975. Kësisoj është e qarë së për vite me radhë forcat e Gardës kanë marrë një ushqim larg normave të ”mbijetesës” për të ushtruar funksionin e tyre. Më tej, në fund të këtij relacioni, theksohet se ndryshimi i normës ushqimore është një domosdoshmëri, pasi është e palejueshme që qindra efektivë të Gardës të trajtohen me ushqim, i cili nuk i siguron kërkesat e tyre për kalori. ”Sigurimi i aktit normativ dhe përmirësimi i trajtimit me ushqim i efektivave gardiste përbën domosdoshmëri, pasi norma aktuale e trajtimit të tyre me ushqim nuk siguron balancimin e energjive që merren nga ushqimi me ato që shpenzohen nga veprimtaria dhe aktiviteti i këtyre trupave në kryerjen e detyrave”, - përfundon relacionin ministri Bujar Nishani.
12 Qershor 2008