Incidenti, portieri braktis stërvitjen
Edhe pse situata te Tirana është përmirësuar ndjeshëm pas fitoreve të fundit, të cilat kanë bërë të harrohet kriza, gjithsesi në një ambient ku punohet shumë, nuk ka se si të mungojë edhe tensioni. Një gjë e tillë është shfaqur dje në fushën e stërvitjes, ku u regjistrua një përplasje mes portierit veteran të bardhebluve, Blendi Nallbani, dhe trajnerit Alban Tafaji. Kur kishte vetëm pak minuta që kishte filluar seanca e stërvitore e pasdites, të dy personazhet e përfshirë në incident, në një moment gjaknxehtësie, kanë shkëmbyer fjalë me tone të larta. Ende nuk është mësuar saktësisht se cila ishte arsyeja e kësaj përplasjeje verbale, por menjëherë pas saj portieri Nallbani ka braktisur stërvitjen, duke iu drejtuar para kohe dhomave të zhveshjes. Gjithsesi ky incident nuk pritet të kthehet në një çështje te bardheblutë.
A. M
A. M