"Stërvitje në kushte skandaloze për Korenë"
Përfaqësuesja shqiptare e peshëngritjes do të udhëtojë sot drejt Koresë së Jugut, për Kampionatin Botëror. Romela Begaj, sportistja e vetme femër në delegacionin me tre kuqezinj ka vazhduar të vërë theksin të kushtet skandaloze në të cilat është detyruar të përgatitet për evenimentin në Goiang. Me gjithë thirrjen për më shumë mbështetje, ajo nuk i fsheh ambiciet për medalje në peshën 58 kg. "Stërvitem prej katër muajsh për këtë aktivitet dhe shpresoj që të kthehem në Shqipëri me medalje", tha Begaj. "Megjithatë, dua të përsëris që askush nuk po më vlerëson si duhet. Nuk kam mbështetje financiare dhe teknike. Palestra në të cilën unë stërvitem, ka kushte skandaloze: kur bie shi, uji pikon brenda, madje nuk kam tualet". Edhe trajneri i peshëngritëses, Hektor Shaqiri, shprehet optimist për rezultate në Botëror: "Do habitesha nëse Romela nuk fiton medalje. Në çdo garë, ajo ka treguar se është kampione absolute". Në Kore për Shqipërinë do të garojnë edhe Qerimaj e Tabaku.
e. k.
e. k.