E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i portierëve Balla, një vit pezullim

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë një tjetër ndëshkim shembullor për episodet që regjistrohen në futbollin shqiptar. Këtë herë, "dora e hekurt" është përdorur ndaj trajnerit të portierëve të Apolonisë, Adrian Balla. Në përfundim të ndeshjes me Kastriotin, pjesëtari i stafit teknik të skuadrës fierake ka goditur me shuplakë asistentin e gjyqtarit. Një reagim i pakontrolluar pas humbjes dramatike 3-2 në shtëpi me krutanët, që i ka kushtuar shtrenjtë përgatitësit të "gardianëve" bardhejeshilë. Për ofendim të gjyqtarit me tri ndeshje është pezulluar edhe zyrtari i Besës, Genti Kaja. Gjatë mbledhjes së djeshme të Disiplinorit është vendosur edhe gjobitja me 100 mijë lekëve të reja e Skënderbeut, për hedhje të sendeve të forta në fushë dhe ofendime të vazhdueshme nga publiku korçar.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›