E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti tek ambasada bullgare, roja dhunon gruan 40-vjeçare

 

TIRANE - Policia e kryeqytetit filloi procedim penal në gjendje të lirë për roje e sigurisë së ambasadës bullgare, 33-vjeçarin Dimitar Terpanov. Shkak për nisjen e hetimeve është bërë dhuna fizike që i dyshuari ka ushtruar ndaj një gruaje, e cila po priste në radhë për t'u pajisur me vizë. Por procedimi penal ka nisur edhe për gruan e dhunuar nga shtetasi bullgar. Luljeta Shahini, 40 vjeçe është marrë në hetim pasi ka penguar Terpanov të kryejë detyrën e tij. Sipas burimeve nga Komisariati nr. 3 i policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në bllokun e ambasadave te rruga e Durrësit. Shërbimet e policisë janë njoftuar nga 40-vjeçarja Shahini, e cila ka akuzuar rojën e sigurisë së ambasadës bullgare për fyerje dhe dhunë fizike ndaj saj. Sipas burimeve mësohet se Shahini ka qenë prej disa orësh duke pritur në radhë për vizë, ndërkohë që edhe makinën e kishte parkuar në një vend që nuk lejohej nga ambasada. E nervozuar nga pritja në radhë ajo ka filluar një debat me tone të larta dhe fyerje me rojën, Dimitar Terpanov, i cili më pas e ka goditur duke e nxjerrë nga radha ku ajo po priste për vizën.                                   e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›