Indetifikohet viktima në Elbasan
Zbulohet indetiteti i viktimës i cili pësoi një aksident të rëndë ditën e sotme në Elbasan. Sipas të dhënave të fundit mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur drejtimin për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta, duke dalë nga rruga.
Ndërkaq, viktima Bledar Sinani, 34 vjeç udhëtonte me mjetin me targa DR 33 28 E. Policia ka mbërritur në vendgjarje për të vijuar më tej me hetimet.