E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe dy në pranga për demonstratën e dhunshme

Në pranga ranë shtetasit Olti Suri Topi, 29-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë si dhe Ervis Ismail Domi, 29-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias të Ri.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në demonstratën e datës 21.01.2011, kanë goditur me gurë dhe sende të tjera të forta, në drejtim të punonjësve të policisë, të planizuar me shërbim para godinës së Kryeministrisë.  Materialet i kanë për hetime të mëtejshme Prokurorisë. /Start/

                                                                                             2011-01-26 10:24
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›