E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet filiali i një banke në Tiranë

Dy persona kanë grabitur një sasi prej 200 mijë lekësh nga banka dhe janë larguar prej andej në këmbë.

Personat e armatosur kanë hyrë  në filialin e bankës dhe pasi  kanë kërcënuar me armë punonjësen, kanë grabitur një shumë parash dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet. Sipas policisë, personat ishin të mbështjellë me shall dhe kapuç, çka dukej diçka e zakonshme kur sot temperaturat në Tiranë ishin nën zero.
Ende nuk dihen autorët e grabitjes, por policia po heton për të zbardhur ngjarjen. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-26 10:40
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›