Pranga 33 vjeçarit për armëmbajtje pa leje

Nën prangat e polisë, ditën e djeshme nga shërbimet e Komisariatit te Policise Nr.5 ka rënë shtetasi Zemri Hakik Tafa, 33 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, Tafa është shpallur në kërkim nga viti 2010 nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, me vendim dënimi.