E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi: Prishen centralet, 620 milionë indianë pa drita

Problemet me energjinë e kanë lënë Indinë në black out në ditën e dytë radhazi, duke shkaktuar probleme në trafik, spitale e miniera. Tri impiante rajonale u dëmtuan dhe kjo do të thotë se gjysma e popullsisë indiane, rreth 620 milionë njerëz, janë pa energji. Qindra minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë në Bengalin Perëndimor, kur ashensorët reshtën së punuari. Shërbimet e metrove dhe trenave janë pezulluar përkohësisht edhe në kryeqytet. Rrjeti verior, verilindor dhe lindor nuk funksionojnë, por po punojmë për riparimin e shpejtë të tyre, tha Naresh Kumar, një zëdhënës për Korporatën Energjetike të Indisë. Ministri i Energjetikës ka fajësuar krizat në shtete të caktuara të vendit, të cilat marrin më shumë energji nga rrjeti kombëtar dhe kërkesat u bënë të papërballueshme. Problemet në rrjetet elektrike në veri, lindje dhe verilindje kanë prekur 20 shtete të Indisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›