E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi/ Shembet ura, 5 viktima

Shembja e një ure në ndërtim i mori jetën 5 personave e plagosi 15 të tjerë në Nju Delhi të Indisë. Shkak i incidentit u bë kolapsi i njërës prej shtyllave mbajtëse të strukturës. Viktimat ishin të gjithë punëtorë të angazhuar në ndërtimin e urës, që do të jetë pjesë e sistemit të ri të metrosë së qytetit. Siç pohoi më pas një zëdhënës i policisë, aksidenti ndodhi në momentet që punëtorët po ngrinin me vinç blloqe të mëdha betoni.
Njëri prej tyre rrëshqiti, ra mbi traversat e metalit dhe çau edhe një tubacion uji. Ky është i dyti episod i kësaj natyre që përfshin projektin e ndërtimit të metrosë brenda vitit. Në muajin tetor, dy vetë u shtypën për vdekje dhe 12 të tjerë morën plagë të rënda kur një tjetër ure në ndërtim u shemb mbi një autobus dhe makinat që qarkullonin në rrugën poshtë saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›