Indi, anija përmbyset natën në lumë, mbi 100 të vdekur
Skuadrat e shpëtimit në Indi kanë punuar në erëra të forta dhe shi për të gjetur viktimat apo të mbijetuarit e një anijeje të përmbysur, ku të paktën 103 njerëz humbën jetën. Anija transportonte mbi 300 persona dhe u mbyt natën në lumin Brahmaputra në Asam. Rreth 100 persona u shpëtuan dhe aksidenti u konsiderua më i rëndi i llojit të tij në historinë e Indisë verilindore, sipas kreut të policisë së Asamit, Jayanta Narayan Çoudhuri. Anija transportonte kryesisht fermerë lokalë. Dhjetëra njerëz të tjerë konsiderohen të humbur dhe kërkimet po vazhdojnë.