E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrijnë telashe të reja, pastori Xhons djeg sërish Kuranin

Pastori i debatueshëm amerikan, Terri Xhons, ka vendosur të djegë sërish një kopje të Kuranit dhe një portret të profetit Muhamed përpara 20 personave. Më këtë provokim ai synon të sigurojë lirimin e Joucef Nadarkhani, një pastor i krishterë i dënuar me vdekje në Iran. Pamjet e djegies së librit të shenjtë islamik dhe ajo e portretit të profetit janë xhiruar nga një telefon celular dhe janë transmetuar në YouTube dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, vetëm ai që pretendonte pastori i polemikave, jo. Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar duke deklaruar se veprimi është në linjë me projektin e dështuar të islamofobisë dhe ka kërkuar që Presidenti amerikan të kërkojë falje. Ky është rasti i dytë i tërbimit të pastorit Xhons.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›