Sekui Ja cfare perfiton Shqiperia nga Integrimi ne BE
Ambasadori i BE-së Etore Sekui gjatë një interviste në studion e ABC neës ka folur mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai u ndal kryesisht në atë që përfiton vendi ynë në rastin e marrjes së statusit kandidat për në BE. Sipas tij përfitimet e Shqipërisë janë të shumta, duke iu referuar këtu konsolidimit të shtetit ligjor dhe mirëqënies ekonomike, ndërsa sfida më e madhe sipas tij mbetet ajo e shpjegimit të qytetarëve se çfarë përfitojnë nga integrimi në BE. Ai e cilësoi integrimin një proces të bazuar tërësisht në meritë, ndërsa u shpreh se BE do të monitorojë procesin dhe në tetor do të nxjerrë raportin për integrimin.
“Unë pres planin e veprimit, i cili është një dokument i rëndësishëm i hartuar nga një proces gjithëpërfshirës. Ka patur diskutime tepër të gjata dhe konsultime me opozitën, që është një hallkë tepër e rëndësishme. Është I rëndësishëm se mbështetet në disa veprime konkrete, është një udhërrëfyes që Shqipëria të përqëndrojë të gjithë punën e saj për të marrë statusin kandidat” –u shpreh Sekui, ndërsa thksoi se jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe jo për t’ju zëvendësuar.
Ambasadori i BE-së tha se po ta krahasojmë situatën e sotme me atë para marrëveshjes së nëntorit, ka patur ecuri dhe progres. Shqipëria ka hedhur disa hapa në drejtim të integrimit përsa i përket zbatimit të 12 rekomandimeve, siç janë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore dhe parlamentare, zgjedhja e Avokatit të Popullit me konsensus, miratimi i disa ligjeve të rëndësishme dhe kodeve, por sipas tij duhet konsolidimi i këtij procesi me rezultate konkrete.
Ndërkaq ai tha se zgjedhjet janë të përfshira në prioritetet kyçe dhe ajo që është e rëndësishme është që të ëprfundojë brenda afateve kohore, pasi nga njëra anë tregon vullnetin dhe angazhimin politik për ecurinë dhe nga ana tjeter do shërbejë për zgjedhjet e 2013-ës.
Përsa i përket heqjes së imunitet Sekui tha se është një hap i nevojshëm dhe angazhim i mirë, por që duhet të ecë përpara.
Duke iu referuar çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe hetimeve të 21 janarit si një nga 12 prioritetet, Sekui theksoi se ne do të shohim me kujdes atë që do të ndodhë dhe pastaj do të vendosim, por sipas tij kjo bazohet në vullnetin politik mes palëve.
“Unë pres që presidenti të zgjidhet sipas kushtetutës dhe dëshiroj të shoh gjithëpërfshirje”-nënvizoi Sekui.
Gjithashtu ambasadori Sekui theksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për integrimin e Shqipërisë, i cili shihet pozitivisht edhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë, duke përmendur këtu ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu, që sipas tij është një nga mbështetësit kryesorë të integrimit.
“Në 6 vitet e fundit ne kemi caktuar 82 milionë euro dhe ne jemi serioz për inetgrimin e Shqipërisë. Përgjegjësia jonë është që të asistojmë dhe të mobilizojmë fuqitë tona, të përdorim mirë këto para dhe të jemi seriozë në integrimin në BE”-tha sekui ndërsa u shpreh se 90% e popullsisë shqiptare është në favor të integrimit, por ajo që duhet të kemi parasysh është të kuptojmë është që integrimi është një prioritet kombëtar dhe i bazuar në meritë.Dyert e BE-së janë të hapura, nëse plotësohen detyrat tha ai.