Votimi për anëtarin e KLD, PS: Do njoftojmë ndërkombëtarët, votimi i paprecedentë
TIRANË- Partia Socialiste në mbledhjen urgjente të organizuar, pas zgjedhjes së Elvis Cefës për vendin vakant në KLD ka vendosur të informojë ndërkombëtarëet për procedurat e votimit.
Sipas socialistëve mazhoranca shkeli të gjitha procedurat e votimit. Shkak i irritimit të socialistëve u bë procedura e votimit për zgjedhjen e anëtarit të KLD, vend i cili mbeti vakant pas doreheqjes se Kreshnik Spahiut, e cila sipas PS u ndryshua në mënyrë të jashtëligjshme.
Procedura e votimit, për të cilën u ra fillimisht dakord të bëhej në mënyrë të fshehtë dhe më pas u realizua elektronikisht, ka ngjallur reagimin e fortë të opozitës, e cila bojkotoi procesin.
Sipas deputetëve të PS-së, demokratët kanë propozuar që në çdo fletë votimi të vendoset firma e deputetit që voton. Ky propozim u konsiderua i papranueshëm nga deputetët e opozitës duke u ngritur përpara foltores së Kuvendit. Ata e cilesuan veprim te paprecedent dhe shkelje te votimit te fshehte ne Kuvend nga ana e kryeministrit, duke u ngritur përpara foltores së Kuvendit në shenjë proteste dhe bojkotuar votimin.
Përballë kandidaturës së Elvis Cefës opozita kishte propozuar kandidaturën e Ardian Vishës, për të cilin mazhoranca ishte deklaruar kundër në seancën dëgjimore në komisionin e Ligjeve.
(el.me/BalkanWeb)