E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, babai vret brutalisht foshnjën tremuajshe, ishte vajzë

Një vogëlushe tremuajshe në Indi, Neha Afreen, vdiq dje nga plagët e shkaktuara nga babai i saj, i cili e kishte rrahur brutalisht, sepse ishte vajzë. Foshnjës i ndaloi zemra në një spital në qytetin Bangalore, Bangladesh. Ajo ishte shtruar aty që më 5 prill me lëndime serioze në kokë, në qafë, ndërsa trupin e kishte plot me kafshime e gërvishtje. Babai i saj, Umar Farooq, akuzohet se i ka shkaktuar foshnjës lëndime trupore që çuan në vdekjen e saj, vetëm sepse ai donte një djalë. Ndërsa nëna, një 19-vjeçare, fillimisht kishte pasur frikë ta denonconte bashkëshortin 37-vjeçar, por më pas tha se ai ka abuzuar me fëmijën që kur ka lindur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›