E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburgu refuzon martesën e incestit

Gjykata Europiane në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e një çifti incesti gjerman, motër e vëlla, të cilët kërkoni të ligjëronin martesën mes tyre. Patrik Stuebing dhe Susan Karolevski, motër e vëlla, kanë katër fëmijë së bashku dhe për ta kjo marrëdhënie është krejt normale, pasi ata e dashurojnë njëri-tjetrin. Por, dy prej fëmijëve të tyre janë me probleme mendore. Gjykata gjermane ia kishte ndaluar martesën çiftit të incestit, edhe Gjykata Europiane e mbështeti këtë vendim. Patrik, pas lindjes i kishte humbur kontaktet me familjen e tij dhe i rivendosi ato rreth moshës 20-vjeçare. Aty u lidh me të motrën. Ai u dënua në Gjermani me tre vjet burg, ndërsa e motra u konsiderua me çrregullime personaliteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›